Aktualitet

“U bë ciklon, djali tentoi të shpëtonte nënën e tij”/ I mbijetuari rrëfen momentet e tmerrit në mes të detit: Varka u përmbys, situata ishte shumë e rëndë

Fatjon Resulaj ka rrëfyer momentet e tmerrit kur varka u godit nga stuhia. Ai ka treguar se djali tentoi të shpëtonte nënën e tij.
Featured image of article: “U bë ciklon, djali tentoi të shpëtonte nënën e tij”/ I mbijetuari rrëfen momentet e tmerrit në mes të detit: Varka u përmbys, situata ishte shumë e rëndë Fatjon Resulaj
Përditësuar:

HIMARË- I mbijetuari i tragjedisë në Himarë, Fatjon Resulaj ka rrëfyer momentet e tmerrit kur varka u godit nga stuhia. Ai është shprehur se sapo filloi stuhia varka u përmbys dhe djali u përpoq të shpëtonte nënën e tij. Resulaj tregoi më tej se situata ishte shumë e rëndë, pasi dallgët e ujit ishin të mëdha.

“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tragjedi në Himarë. Mëngjesin e sotëm familja e Robert Ramës kishte dalë në gjirin e Gjipesë për të mbledhur rrjetat e peshikimit, por i zuri stuhia. Si pasojë është mbytur gruaja. Ndërsa, burri, djali i tij dhe një shok kanë shpëtuar. Mësohet se djali ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment