Politike

“U ballafaqova me koleget nga PS dhe LSI”/ Fratari: Të ‘rriturit’ nuk kanë në plan të ulen përballë njëri-tjetërit  

Në një postim në Facebook, Fratari ka thënë se ato nuk janë si të rriturit që nuk pranojnë të përballen me njëri-tjetërin, por që janë ulur dhe kanë shpalosur programet e tyre elektorale.
Featured image of article: “U ballafaqova me koleget nga PS dhe LSI”/ Fratari: Të ‘rriturit’ nuk kanë në plan të ulen përballë njëri-tjetërit   Foto gjate takimit

TIRANË- Kandidatja e PD-së për deputete, Lediana Fratari ka njoftuar se ka bërë një debat me kondërshtaret e saj nga PS Bora Muzhaqin dhe LSI Floida Kërpaçin. Në një postim në Facebook, Fratari ka thënë se ato nuk janë si të rriturit që nuk pranojnë të përballen me njëri-tjetërin, por që janë ulur dhe kanë shpalosur programet e tyre elektorale.

Fratari shkruan se gjatë përballjes ka theksuar nevojën e madhe për ndryshim. Ajo është shprehur se e gjithë politika ka nevojë për një kurs të ri, jashtë dhunës.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jo thjeshtë rrotacion, por ndryshim filozofie në qeverisje. Një ballafaqim shumë intertesat me dy kolege të reja dhe të nderuara, Bora Muzhaqi nga Partia Socialiste dhe Floida Kërpaçi nga LSI. Të “rriturit” nuk kanë në plan të ulen përballë njëri-tjetrit, ndërsa ne të rinjtë e bëjmë këtë. Në një diskutim të organzuar nga “Qëndresa Qytetare” folëm për pikëpamjet tona mbi programet elektorale por edhe vizionin tonë për politikën. Unë theksova nevojën e shoqërisë shqiptare për ndryshim, jo thjeshtë për rrotacion qeveritar, por për ndryshimin e filozofisë së qeverisjes, për të ndryshuar në themel disa praktika që kanë krijuar e thelluar pabarazinë sociale, që kanë ushqyer më tepër korrupsionin dhe kanë ndikuar në performancën e keqe të ekonomisë. Theksova edhe nevojën për një kurs të ri të politikës në tërësi, jashtë frymës së urrejtjes dhe dhunës verbale, por drejt një gare të ndershme, drejt organizimeve politike të hapura dhe demokratike, që ti japin udhë konkurencës së brendshme dhe mendimit të lirë. Me besim dhe punë, unë besoj se do tia dalin ti realizojmë. Ndaj mështesni PD, nr 9 dhe Lediana Fratari nr 34!

(I.A/dosja.al)

Shto Koment