Rajoni

U arrrestua për çështjen ‘Reket’, Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve, Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.
Featured image of article: U arrrestua për çështjen ‘Reket’, Katica Janeva lirohet nga paraburgimi Katica Janeva

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-prokurorja Speciale Katica Janeva lirohet nga paraburgimi, shkruajnë mediet shqiptare.

Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve, Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.

Ish- prokurorja Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

Katica Janeva u arrestua për rastin “Reket”. Deri më tani ekzistojnë dyshime se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përfituar të mira materiale. (lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Shto Koment