Aktualitet

U arrestuan se i bllokuan rrugën Ramës në Librazhd, mbështetësit e PD-së kërkojnë lirimin e protestuesve (VD)

Me thirrjet “Rama Ik” ata kërkuan lirimin e drejtuesve lokalë në Elbasan, mes tyre ish deputeti Aurel Bylykbashi.

ELBASAN- Qytetarë e simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbështetje të 7-të arrestuarve që bllokuan dhe organizuan protestën ndaj kryeministrit Rama në Librazhd.

Me thirrjet “Rama Ik” ata kërkuan lirimin e drejtuesve lokalë në Elbasan, mes tyre ish deputeti Aurel Bylykbashi.

Policia ka filluar shoqërimet një ditë më parë, pasi eskorta e kryeministrit u qëllua me vezë teksa futej në Librazhd. Dje pasdite u shoqëruan kryedemokrati i Prrenjasit, Arjan Karriqi, dhe sekretari Leonard Ozuni.

Rama zhvilloi dje takimin e radhës në Librazhd në kuadër të fushatës elektorale. Ai u prit me protesta dhe incidente, ku dhjetëra demokratë kanë dalë në rrugën hyrëse të këtij qyteti, dhe me thirrjet “Rama ik!”, protestuan kundër kreut të qeverisë.  Protestuesit ndezën edhe tymuese.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment