Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, p&e...
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, p&e...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË -Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka kërkuar heqjen e masës së arrestit për kreun Boiken Abazi dhe dy qytetarë. Në një reagim në Facebook, dega e LVV në Shqipëri shprehet se arrestimi i Abazit është bërë me urdhër politik. Sipas tyre, policia ka ushtruar dhunë mbi aktivistët, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e qytetit, ndërsa mendojnë se ka akoma të tjerë që nuk janë liruar ende.
Postimi i plotë
Të lirohen menjëherë aktivistët nga masa e arrestit me urdhër politik. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton arrestimin e paligjshëm të aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve protestues Kastriot Qema dhe Flamur Dardeshi. I kërkojmë Policisë së Shtetit shqiptar lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe pushimin e akuzave.Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.Gjatë protestës së sotme aktivistët tanë kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë kundër bandës në pushtet që po abuzon me tërmetin dhe pandeminë për tju shërbyer interesave private dhe mafioze. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policisë së shtetit, por ka qenë policia ajo që ka ndërhyrë dhunshëm mbi protestuesit, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e kryeqytetit. Qendra e VV në Shqipëri ende nuk ka një informacion të plotë por beson se në komisariatet e tjerë ka edhe aktivistë të tjerë të VV. Pas shumë orësh pritje, ndërkohë që një numër i madh i të ndaluarve nga Policia u liruan ditën e sotme, tre të sipërpërmendurve iu komunikua masa e arrestit. Qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshton me forcë trajtimin selektiv, me qëllim frikësimi dhe tendencioz ndaj të tre të arrestuarve dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm. Asnjë metodë frikësimi i pushtetit nuk do ti ndalë protestat tona për të mbrojtur të drejtat kolektive dhe interesin publik. Brutaliteti dhe dhuna nuk do të kalojnë!
Ata që rezistojnë sot, nesër fitojnë! Tiranë 17 maj 2020 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri.
Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË –Qindra protestues vijojnë të qëndrojnë pranë Parkut Rinia, në protestë ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Në mesin e tyre është edhe aktori R...
TIRANË –Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë argumentet e tij, se përse nuk duhej prishur Teatri Kombëtar. Në një komunikim me “Abcnews.al”, Fevziu është shpreh...
TIRANË -Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Rama e quan atë që ndodhi në orët e pa...
TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është bashkuar protestuesve ditën e sotme te Parku Rinia. E ulur në gjunjë së bashku me qytetarët, Kryemadhi ka...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kanë zhvilluar sot në mbrëmje mbledhje urgjente të Kryesive të part...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në Facebook ka treguar disa lehtësime të reja që hyjnë në fuqi nga nesër. Sipas Ramës, Fieri do të kth...
TIRANË- Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i është bashkuar sot protestës tek Teatri. Gjatë qëndrimit krah lidërve të tjerë të o...
TIRANË -Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së qytetarëve tek Parku Rinia. Ai është ulur këmbëkryq në mes të protestuesve dhe pranë tij ndod...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur tek protesta afër Ministrisë së Brendshme. Ai ka vendosur që t’u bashkohet qytetarëve të revoltuar për ...