Aktualitet

U arrestuan gjatë aksionit antidrogë në Vlorë, Gjykata vendos pezullim nga detyra për policët e arrestuar

Gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga puna për Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë, për Artur Veshajn, shef i krimeve, për Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë.
Featured image of article: U arrestuan gjatë aksionit antidrogë në Vlorë, Gjykata vendos pezullim nga detyra për policët e arrestuar Gjyqi

VLORË– Gjyakata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për 4 shefat e policisë së Himarës të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë.

Gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga puna për Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë, për Artur Veshajn, shef i krimeve, për Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë.

Pezullimi nga detyra është kryer nga drejtoria e Standardeve. Kjo seancë është e fundit sa i përket vlerësimit të masave të sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 14 dhjetor policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment