Aktualitet

U arrestua tre herë brenda pak muajsh, kush është i riu shqiptar i prangosur për shitje të drogës në Itali(EMRI)

Policia italiane ka bërë të ditur  se ccmimi për dozë ishte 100 euro për gram, megjithëse shumica e furnizimeve me ilaçe ishin për gjysmë grami, dhe për këtë arsye me një kosto prej 50 euro. Autoritetet shtojën se shqiptari nga shitja e një kg kokainë fitonte 82 mijë euro.
Featured image of article: U arrestua tre herë brenda pak muajsh, kush është i riu shqiptar i prangosur për shitje të drogës në Itali(EMRI) Policia italiane
Përditësuar:

ITALI-  Ramazan Lamja, 25 vjeçari shqiptar që në botën e drogës njihet ndryshe Jhonny apo dhe si Albano është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga policia italiane.

Arrestimi i tij erdhi pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata më 31 korrik pas një hetimi të kryer ndaj tij, ku ka rezultuar se shiste lëndë narkotike për një kohë të gjatë. Sipas medive të huaja hetuesit kanë aritur të zbulojnë se ai ka shitur 1300 doza droge, nga prilli 2018 deri në qershor për disa të varur nga droga nga zonat e Conero Riviera dhe Val Musone.

Policia italiane ka bërë të ditur se çmimi për dozë ishte 100 euro për gram, megjithëse shumica e furnizimeve me ilaçe ishin për gjysmë grami, dhe për këtë arsye me një kosto prej 50 euro. Autoritetet shtojnë se shqiptari nga shitja e një kg kokainë fitonte 82 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera, 25-vjeçari ishte arrestuar 6 qershorin e kaluar nga agjentët e stacionit policor të Osimo. Ai u kap në flagrancë duke i dhënë gjysmë gram kokainë një 25-vjeçari nga Castelfidardo. Po ashtu mësohet se 25-vjeçari kishte përfunduar në prangat e policisë edhe tetorin e kaluar.

Burimi: .ilrestodelcarlino.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment