Sport

U arrestua si pjesë e Bajrave, pasi mori pafajsinë kthehet në detyrë Amir Grima: S’ia uroj askujt këtë që më ndodhi

Amir Grima ka qënë i pranishëm në një konferencë për shtyp, në prag së ndeshjes së vajzave me Kombëtaren e Skocisë. 
Featured image of article: U arrestua si pjesë e Bajrave, pasi mori pafajsinë kthehet në detyrë Amir Grima: S’ia uroj askujt këtë që më ndodhi Amir Grima

TIRANË– Thuajse një vit pas arrestimit të tij në operacionin ‘Oaz’ si pjesë e grupit Bajri, trajneri i skuadrës Kombëtare të vajzave, Amir Grima është rikthyer në krye të detyrës. 

Grima ka qënë i pranishëm në një konferencë për shtyp, në prag së ndeshjes së vajzave me Kombëtaren e Skocisë. 

“Ka qënë një periudhë që nuk do t’ja uroja askujt ta provojë por duke pasur pranë shokët gjithçka kalon,”-tha Grima. 

I pyetur lidhur me vendimin e FSHF-së, për ta kthyer sërish në detyrë pavarëisht akuzave për trukim ndeshjes, Grima është shprehur mirënjohës. 

“Besoj që është një vlerësim i madh që federata në asnjë moment nuk e ka humb besimin te unë pas gjithë atyre problemeve. Vlerësim është që më riktheu prap në detyrë. Jam i lumtur që do ta vijoj sërish këtë punë për të mos e lënë në mes atë që nisëm dhe të vijojmë ato projekte që kemi.”

Trajneri i Kombëtares së Femrave u arrestua në kuadër të operacionit “Oaz”, me akuzën se kishte trukuar ndeshje, ekzaktësisht atë të Vllaznisë B me Tërbunin. Disa javë më parë, Gjykata e Shkodrës e shpalli atë të pafajshëm duke e lënë të lirë. Tashmë pas lirimit duket se trajneri është i fokusuar në detyrën e tij pasi edhe pas tre ndeshjeve të luajtura, Shqipëria nuk ka marrë asnjë pikë duke shënuar vetëm disfata.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment