AktualitetEkonomiRajoni

U arrestua për vjedhjen e 713 mln lekëve, ish-guvernatori Ardian Fullani katapultohet në Bankën e Malit të Zi

Ish-drejtuesi i BSH, i përfshirë në skandalin e 2014-ës kur nga arka e bankës mungonin plot 713 milionë lekë është emëruar si anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore në Malin e Zi.
Featured image of article: U arrestua për vjedhjen e 713 mln lekëve, ish-guvernatori Ardian Fullani katapultohet në Bankën e Malit të Zi Ardian Fullani, ish-guvernator i Bankes se Shqiperise

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani katapultohet në një post të rëndësishëm.

Ish-drejtuesi i BSH, i përfshirë në skandalin e 2014-ës kur nga arka e bankës mungonin plot 713 milionë lekë është emëruar si anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore në Malin e Zi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat malazeze të cilat shkruajnë se:

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetit e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan). A do e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?” Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet. Ndërsa siç raporton e përditëshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.

Skandali i vjedhjes në vitin 2014

Ishte gushti i vitit 2014, kur institucioni më i lartë financiar në Shqipëri, Banka e Shqipërisë u përfshi në një skandal të përmasave të mëdha. Nga arka mungonin rreth 6.6 milionë dollar ose 713 milionë lekë të reja. Fullani u arrestua nga Policia por u la i lirë nga

Gjykata pavarësisht pretendimit të prokurorisë, që kërkoi 5 vite burg përtë.
3 vite pas skandalit, në vitin 2017, Gjykata dënoi 13 ish-punonjës të BSH, ndërsa dy ideatorët e vjedhjes sipas gjykatës ishin Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Bitraj u dënua me 13 vite burg ndërsa Bruzia me 10 vite. Elivar Golemi, u dënua me 2 vite burg, ndërsa ish-punonjësit e tjerë u dënuan me më pak vite.

Një nga të pandehurit kryesor, Ardian Bitraj pranoi para gjykatës se kishte vjedhur para për 4 vite rresht pasi i duheshin për të luajtur në kazino dhe lloto sportive.
Ndërsa Fullani arriti të fitonte edhe gjyqin, duke marrë plot 56 rroga dëmshpërblim.

Shto Koment