Aktualitet

U arrestua për drogë në ish-Bllok, rikthehet çështja e agjentit të Krimeve të Tiranës, Ledio Bakos/ I shtohet një akuzë tjetër, bashkë me kolgeun i morën një vajze 1500 euro për diplomë

Vajza me inicialet A. K., ka bërë kallëzim në policia pak muaj pas arrestimit të Bakos, pasi nuk mori diplomën pasi pagoi paratë. Ajo bëri kallëzimin në polici për dy efektivët që i morën shumën prej 1500 eurove, me qëllim që t’ia jepnin administratorit të Universitetit. 
Featured image of article: U arrestua për drogë në ish-Bllok, rikthehet çështja e agjentit të Krimeve të Tiranës, Ledio Bakos/ I shtohet një akuzë tjetër, bashkë me kolgeun i morën një vajze 1500 euro për diplomë I arrestuari Ledion Bako

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë. Ai u arrestua një vit më parë nga policia pasi u kap në zonën e ish-Bllokut me lëndë narkotike me vete.

Prokuroria zbulon se pas hetimeve, Bako në bashkëpunim me Emiljano Shorjan, një nga kolegët e tij të komisariatit nr.2, i kanë marrë një shtetaseje shumën prej 1500 eurosh me qëllim që ajo të marrë diplomën në një univeristet privat pa shkuar në auditor.

Vajza me inicialet A. K., ka bërë kallëzim në policia pak muaj pas arrestimit të Bakos, pasi nuk mori diplomën pasi pagoi paratë. Ajo bëri kallëzimin në polici për dy efektivët që i morën shumën prej 1500 eurove, me qëllim që t’ia jepnin administratorit të Universitetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, ajo ështe shprehur se dy efektivët Bako e Shorja e kanë mashtruar, duke i përvetësuar paratë. Pas depozitimit të këtij kallëzimi prokuroria nisi menjëherë hetimet. Sipas dosjes hetimore, shtetasja A.K., ka pranuar të përgjohet gjatë një bisede 30 minuta me efektivin e policisë, Emiljano Shoraj, ku nga biseda është vërtetuar dëshmia e kallëzueses.

Gjithashtu prokuroria përveç përgjimit të bisedës ka kryer edhe përgjime ambientale dhe vëzhgime në terren, veprime këto që e kanë implikuar edhe më shumë inspektorin e Policisë, Emiljano Shorajn i cili është lënë në arrest shtëpie.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment