Aktualitet

U arrestua se hapi punishten e sekuestruar “Briland”, Gjykata e Shkodrës jep vetëm ‘detyrim paraqitje’ për biznesmenin, Xhavit Kasemi

Ai akuzohet të ketë rihapur një punishte ku prodhon pije freksuese, edhe pse kjo e fundit i ishte sekuestruar nga autoritetet. Kasemi u arrestua më 9 qershor nga policia e Shkodrës.
Featured image of article: U arrestua se hapi punishten e sekuestruar “Briland”, Gjykata e Shkodrës jep vetëm ‘detyrim paraqitje’ për biznesmenin, Xhavit Kasemi Xhavit Kasemi dhe punishtja Briland

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e dënimit, “detyrim paraqitje” për biznesmenin Xhavit Kasemi, i cili  akuzohet për prodhim pijesh në mënyrë të paligjshme dhe fshehje të të ardhurave.

Ai akuzohet të ketë rihapur një punishte ku prodhon pije freksuese, edhe pse kjo e fundit i ishte sekuestruar nga autoritetet. Kasemi u arrestua më 9 qershor nga policia e Shkodrës.

Më herët ndaj Ksemit janë ngritur një mori denoncimesh dhe nje raport të shkeljeve të konstatuara nga AKU, shtuar edhe një denoncim në një nga emisionet investigative.

Shkodër:

Vetem detyrim paraqitje asgje me shume dha gjykata e Shkodres per biznesmenin Xhavit Kasemi, mbi te cilin rendonin 3 akuza, mes te cilave edhe ajo e prodhimit te pijeve te kundraligjshme.

Ndonese ai edhe me heret ka qene i shpallur ne kerkim,  dhe ka patur nje denim ndaj tij, ato nuk jane vleresuar aspak nga gjykata duke e lene te lire Kasemin.

Me heret per te ka patur nje mori denoncimesh dhe nje raport te shkeljeve te konstatuara nga AKU, shtuar edhe nje denoncim ne nje nga emisionet investigative. Kasemi tashme ka vetem detyrim paraqitje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment