Aktualitet

U arrestua në banesë, si u kap Erion Alibej në befasi pas kontrolleve të bujshme në Elbasan, RENEA dhe efektivët e mbajtën operacionin e fshehtë

Gazetarja Dorjana Bezati u shpreh se operacioni për kapjen e tij u mbajt i fshehtë në mënyrë që të mos dekonspirohej dhe t’i jepte mundësinë Alibejt që të ikte nga Shqipëria.
Featured image of article: U arrestua në banesë, si u kap Erion Alibej në befasi pas kontrolleve të bujshme në Elbasan, RENEA dhe efektivët e mbajtën operacionin e fshehtë Erion Alibej
Përditësuar:

ELBASAN– Erion Alibej është vënë në pranga në shtëpinë e tij. krejtësisht i befasuar, pa e pritur, Alibej që njihej dhe me emrin Andrea u rrethua nga forcat RENEA dhe efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit, teksa ndodhej në banesën e tij në Elbasan.

Gazetarja Dorjana Bezati u shpreh se operacioni për kapjen e tij u mbajt i fshehtë në mënyrë që të mos dekonspirohej dhe t’i jepte mundësinë Alibejt që të ikte nga Shqipëria.

Erion Alibej u kap në banesën e tij. Një person që policia e konsideron shumë të rrezikshëm. U ruajt koenfidencialiteti i operacionit pasi i gjithë aksioni u mbajt i fshehtë. Si motiv dyshohet se për të treja vrasjet ka qenë rivaliteti që ka Alibeaj me grupet e tjera për trafikun e kokainës jashtë Shqipërisë,”- tha Bezati ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erion Alibej u arrestua pasditen e sotme. Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment