Editorial

U arrestua kur ishte 13 vjeç, i riu arab përballet me dënimin me vdekje pse protestoi kundër qeverisë

Murtaja Qureiris është një i ri arab, i cili u arrestua nga autoritetet arabe kur ishte vetëm 13 vjeç dhe përballet me dënimin me vdekje.
Featured image of article: U arrestua kur ishte 13 vjeç, i riu arab përballet me dënimin me vdekje pse protestoi kundër qeverisë Murtaja Querieris kur ishte 10 vjeç në protestë

Ishte vetëm 10 vjeç kur Murtaja Qureiris në Arabinë Saudite lindore, udhëheqi grupin e parë të protestuesve.

Prej kësaj kohe atij nuk i janë ndarë problemet me shtetin. Në pamjet asokohe, ai duket i veshur me xhinse, ndërsa udhëheq një grup prej 30 vëmijësh me biçikleta, të cilët protestojnë ndaj qeverisë në shenjë mospajtimi gjatë Pranverës Arape 2011.

Ai u arrestua 3 vite pasi u filmua duke marrë pjesë në protestën e biçikletave, kur ishte vetëm 13 vjeç.

Querieris po udhëtonte me familjen e tij në Bahrein kur u arrestua nga autoritetet kufitare saudite në shtegun e mbretit Fahd që lidh të dy vendet.

Në atë kohë, ai u konsiderua nga avokatët dhe aktivistët si i burgosuri më i ri politik i njohur në Arabinë Saudite, por tashmë në moshën 18-vjeçari ai përballet me dënimin me vdekje.

Ndonëse Arabia më herët ka thënë gjithashtu më parë për Kombet e Bashkuara se nuk vendos dënimin me vdekje për të burgosurit e dënuar për krime para moshës së përgjegjësisë penale, Qureiris rrezikon seriozisht jetën. Nga ana tjetër, Arabia e ka të paqartë se kur fillon mosha e përgjegjsisë penale.

18-vjeçari Qureiris aktualisht është duke u gjykuar në një gjykatë për terrorin, ku prokuroria e ka akuzuar atë se i përket “një grupi terrorist ekstremist”. Ai përballet me akuza të tjera duke filluar nga dhuna e pretenduar e kryer gjatë protestave – përfshirë ndihmën për ndërtimin e koktejave Molotov – për të shtënat në forcat e sigurisë dhe marshimin në varrimin e vëllait të tij të vitit 2011. Këto akuza mohohen nga 18-vjeçari, i cili shprehet se dëshmitë janë marrë nënë presion.

CNN ka kërkuar nga Arabia Saudite për të shpjeguar rastin, por ende nuk ka marrë përgjigje.

CNN ka mësuar se 18-vjeçari ka kaluar 1 vit e 3 muaj burgim në izolim, ndërsa mësohet se atij i është arrestuar edhe babai me vëllain tjetër. Ai ka humbur një vëlla kur ishte vetëm 11 vjeç.

Burimi: CNN

Një Koment në “U arrestua kur ishte 13 vjeç, i riu arab përballet me dënimin me vdekje pse protestoi kundër qeverisë

  1. jeten njeriut ja jep Zoti, keshtu qe edhe per t,ja marre duhet te vendosi Ai.

Shto Koment