Bota

U prangos se kishte armë e kokainë, avokati i këngëtarit Notis Sfakianakis: Të ishte në dorën time, do t’i padisja policët që e ndaluan

Alexis Kougias ka theksuar se arrestimi i tij është bërë në mënyrë të padrejtë dhe se për një shkelje të thjeshtë i kanë vendosur prangat. 
Featured image of article: U prangos se kishte armë e kokainë, avokati i këngëtarit Notis Sfakianakis: Të ishte në dorën time, do t’i padisja policët që e ndaluan Notis Sfakianakis
GREQI-Avokati i këngëtarit të famshëm grek Notis Sfakianakis, ka reaguar për arrestimin e klientit të tij. Në një deklaratë për mediat, Alexis Kougias ka thënë se këngëtari duhet të padisë oficerët që e kanë arrestuar.
“Arrestimi i Notis Sfakianakis është i papranueshëm. Nëse do të ishte në dorën time unë do t’i padisja ata,“-ka thënë ai.

Gjithashtu avokati theksuar se arrestimi i tij është bërë në mënyrë të padrejtë dhe se për një shkelje të thjeshtë i kanë vendosur prangat. 

“Ajo që na trondit është fakti që një oficer policie ishte në dijeni të të gjitha gjërave që përmendeshin në dosjen e tij, në lidhje me lëshimin e një licence armësh për 17 vjet dhe se ajo nuk ishte rinovuar.  Prangat vendosen vetëm për një arsye, që të mos arratisesh. A kishte ndonjë shans që Notis Sfakianakis të arratisej?,”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këngëtari grek Notis Sfakianakis u arrestua tre ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet armë dhe kokainë. Dy ditë më parë ai u lirua nga qelia dhe tani po hetohet në gjendje të lirë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment