Aktualitet

‘U arrestova pa arsye’, qytetari denoncon në Dosja.al: Policia më ushtron presion, prapë do shkoj në protestë

Një qytetar ka denoncuar në Dosja.al se është arrestuar pa asnjë arsye nga policia gjatë protestës së opozitës më 13 prill.
Featured image of article: ‘U arrestova pa arsye’, qytetari denoncon në Dosja.al: Policia më ushtron presion, prapë do shkoj në protestë I arrestuari Jurgen Manahasa

LUSHNJE– Në redaksinë e Dosja.al ka mbërritur denoncimi i një qytetari, i cili pretendon se është arrestuar pa të drejtë gjatë protestës së opozitës më 13 prill dhe se që prej atëhere i ushtrohet presion nga “uniformat blu”.

Jurgen Manahasa pretendon se në protestën e 13 prillit para Kryeministrisë, u arrestua pa asnjë arsye teksa filmonte shokët e tij që shoqëroheshin nga policia.

“Kam qënë një nga protestuesit kundër qeverisë së kryekriminelit Edi Rama. Më arrestuan pasi po filmoja kur po merrnin shokët e mi (më paqësorët e mundshëm). Pastaj më lanë të lirë sepse nuk kishin asnjë arsye përse të më mbanin brenda. Pas kësaj çdo ditë që opozita ka patur protesta, policia e qytetit tim më ka ardhur në punë (3 herë bashkë me të sotmen) për të më paralajmëruar që të mos shkoj më në protesta se do të më arrestonin sërish. Dua ta denoncoj po ku? Tek policia që më vjen dhe më bën presion?”-shkruan ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga pjesëmarrja e tij e fundit në protestë, Jurgeni tregon se sërish i është ushtruar presion nga policia, madje disa herë është thirrur edhe në Komisariatin e Lushnjes.

“Më kanë thirrur në polici të shtunën e kaluar por nuk shkova. Më bënë presion që të shkoj të hënën. Aty më mbajtën për disa orë. Sot kam marrë mesazhe që të mos shkoj të protestoj sepse ndryshe do të arrestohem. Unë di që e drejta e protestës mbrohet me Kushtetutë. Edhe sot atje do të jem!”

(k.m./dosja.al)

Shto Koment