Aktualitet

U arratis sot nga burgu, kush është Fatjon Bushgjokaj, hajduti nga Kamza që bëri “Bonnie&Clyde”: Kam për t’ja nxi k’tij shteti (FOTOT)

Kush është Fatjon Bushgjokaj, kapoja i bandës së Kamzalinjve që u arratis sot nga burgu i Rrogozhinës. Bashkë me të dashurën e tij dhe vëllezërit, ai u kthye në makthin e qytetarëve në vitin 2017, pas një sërë grabitjesh që ata kryenin në zonën e Vorës. Skema ishte e thjeshtë, biondja bukuroshe përdorej për të ndaluar mjetet që t’ju kërkonte ndihmë, ndërsa grupi shfaqej dhe i dhunonte e grabiste.
Featured image of article: U arratis sot nga burgu, kush është Fatjon Bushgjokaj, hajduti nga Kamza që bëri “Bonnie&Clyde”: Kam për t’ja nxi k’tij shteti (FOTOT) Kristina Pjetri dhe Fatjon Bushgjokaj

TIRANË- Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, është arratisur sot nga burgu i Rrogozhinës, aty ku vuante dënimin për vjedhje, ndërkohë që fama e të riut nga Kamza duket se sa vjen dhe shtohet. Bushgjokaj kishte marrë leje nga burgu për t’u kthyer ditën e sotme në orën 11:00, por duket se planet kanë qenë të tjera.  Në fotot që i riu ka shpërndarë në rrjetet sociale, shihet më datë 4 tetor, teksa shijon lejen që ka marrë prej burgut. Ai ndodhet në një shtëpi, përqafuar me një nga të afërmit e tij.

Fotoja e shperndare me 4 tetor nga Fatjon Bushgjokaj

Por duket se këto nuk kanë qenë pushimet e fundi të Bushgjokajt. Jo më larg se në muajin gusht, ai ka pozuar në një ambient zgare, teksa krah tij ndodhen persona të shumtë, miq të tij. 

Fatjon Bushgjokaj, i riu me gusht 2019

Sfidën ndaj shtetit e prezanton disa kohë më parë, ku shkruan poshtë fotos së tij: Shikojeni këtë fytyrë…kjo ka për t’ia nxi këtij shteti.

Fatjon Bushgjokaj, i arratisur

Kush është Fatjon Bushgjokaj, kapoja i bandës së Kamzalinjve

I arrestuar në vitin 2017, si pjesë e një grupi që mashtronin, grabisnin dhe dhunonin qytetarët, Bushgjokaj, nuk është i panjohur për blutë e Tiranës. Ai u arrestua bashkë me vëllezërit e tij, ndërkohë që në skemë ishte përfshirë edhe një vajzë, e cila ishte e dashura e Bushgjokës.

Fatjon Bushgjokaj, dhe e dashura e tij, Kristina Pjetri, e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën.

Kristina Pjetri dhe Fatjon Bushgjokaj

Në profilet e të dyve në “Facebook” shihej një foto e duarve bashkuar në makinë, ndërsa Pjetri kishte një foto çift, “Bonnie e Clyde”.

Fotoja e ciftit

Bashkë me ta, policia arrestoi edhe vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç si dhe 19-vjeçarin Elton Leka.

Si funksiononte skema e grabitjeve?

Kristina Pjetri, hiqej sikur kishte probleme me makinën dhe u kërkonte ndihmë qytetarëve duke u kërkuar telefonin. Më pas ajo thërriste grupin dhe këta më pas grabisnin qytetarët duke i dhunuar. Roli i vajzës ishte kyç në këtë skemë. Pasi falë pamjes, ajo kërkonte telefonin, dhe më pas 4 grabitësit, ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.

Policia “Fast&Furios” me bandën e Kamzalinjve dhe çiftin Bonnie& Clyde

Policia e Shtetit i ndoqi hap pas hapi për 2 javë rresht grupin e grabitësve dhe çiftin Bonnie&Clyde. Asokohe, e gjithë zona nga Vora në Unazën e re, u monitorua nga Policia, ndërkohë që denoncimet e qytetarëve vazhdonin.

Kristina Pjetri, vajza qe u arrestua per grabitje

U arrit që të identifikohej makina tip “Fiat”, që përdorej prej tyre, e cila ishte marrë me qira. Ndërkohë që Forcat Operacionale, të veshur si civilë u vendosën në Vorë, aty ku grupi ushtronte aktivitetin. Sapo banda do të bënte skemën, policia ka bërë arrestimin e tyre.

Fatjon Bushgjokaj, i arratisur

7 vjedhjet e skeduara
Policia e Shtetit raportoi asokohe se ishin plot 7 vjedhje të skeduara dhe filmuara të bandës së Kamzalinjve.
Ngjarjet si më poshtë:
• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
• Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhup lëkure
• Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 4S” dhe 4 mijë lekë të reja
• Më datë 31.03.2017, pranë ish-“Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë lekë të reja
• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varëse, një orë dore, 15 mijë lekë të reja dhe xhupin
Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
– Dy xhupa lëkurë
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira
– Katër kuleta të llojeve të ndryshme.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment