Rajoni

Përdhunuan turisten norvegjeze në Greqi, avokatja e dy shqiptarëve zbulon se denoncimi është bërë për të përfituar nga siguracionet

Dy shqiptarë janë akuzuar në Greqi për përdhunimin e një turistje norvegjeze, por më pas janë lënë të lirë.
Featured image of article: Përdhunuan turisten norvegjeze në Greqi, avokatja e dy shqiptarëve zbulon se denoncimi është bërë për të përfituar nga siguracionet Foto ilustruese

 GREQI- Një tursite norvegjese ka denoncuar ditën e djeshme në Greqi se është përdhunuar nga dy djem shqiptarë. Ajo tha se djemtë e kanë detyruar të shkojë në bankomat, teksa e shoqëronin për t’i paguar shërbimet e përfituara.

Dy shqiptarët janë denoncuar penalisht nga turistja  norvegjeze në ishullin greg Rodos.

23 dhe 28 vjeç ishin dy kushërinjtë shqiptarë që u shoqëruan nga policia e Greqisë.

Ndërkohë ata kanë mohuar të kenë përdhunuar vajzën 19-vjeçare.

Ndërkohë avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou, pretendon se është një denoncim i qëllimshëm për të përfituar në siguracione.

Por djemtë deklarojnë se janë njohur me norvegjesen teksa po pinin alkool, dhe ajo ka pranuar vetë, nuk e kanë detyruar për të kryer mardhënie. Si dhe kanë kundërshtuar se e kanë detyruar vajzën të marrë para nga bankomati.

Këtë të shtunë është njoftuar nga Gjykata që dy djemtë shqiptarë do të lihen të lirë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment