Showbiz

U akuzuan për drogë, reagojnë për herë të parë “Sadna” dhe “Alek”: Emri ynë është përmendur pa të drejtë!

Në një intervistë për mediat indiane ata i kanë mohuar akuzat duke u shprehur se emri i tyre është përdorur pa të drejtë në këtë hetim.  
Featured image of article: U akuzuan për drogë, reagojnë për herë të parë “Sadna” dhe “Alek”: Emri ynë është përmendur pa të drejtë! Sara Khan dhe Angad Hasija

INDI- Aktorët bollivudian Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur në Shqipëri si Sadna dhe Alek tek seriali indian “Bidaai” kanë folur për herë të parë pas akuzimit se janë përdorues të lëndëve narkotike. Në një intervistë për mediat indiane ata i kanë mohuar akuzat duke u shprehur se ermi i tyre është përdorur pa të drejtë në këtë hetim.

“Nuk kisha dijeni për këtë. E mora vesh nga mediat që emri im është përfshirë. Nuk kam përdorur kurrë drogë. Nuk e kuptoj pse është përdorur emri im. Ndoshta sepse jam parë në klube duke festuar, por kjo nuk do të thotë që unë përdor drogë. Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion”,u shpreh aktorja Sara Khan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Angad Hasiaj deklaroi: “Jam i shokuar pasi mësova këtë lajm. Janë gënjeshtra dhe unë nuk kam fare lidhje me këtë. Emri im është përmendur pa të drejtë në këtë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment