Aktualitet

U akuzua se abuzoi me 17-vjeçaren, Bajram Tusha: Kam kryer marrëdhënie me të dashurën time, jo me minorenen, e kam të ndaluar? Kisha nevojë…

I ndodhur në arrest shtëpiak, Tusha dha një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”. Ai deklaroi se nuk ka kryer marrëdhënie intime me vajzën, duke shtuar se me familjen e saj ruan marrëdhënie shumë të mira.
Featured image of article: U akuzua se abuzoi me 17-vjeçaren, Bajram Tusha: Kam kryer marrëdhënie me të dashurën time, jo me minorenen, e kam të ndaluar? Kisha nevojë… Bajram Tusha

SARANDË– 7 muaj më parë, Bajram Tusha, u arrestua nga policia, pasi u akuzua nga një 17-vjeçare -fqinjë e tij- për abuzim seksual.

I ndodhur në arrest shtëpiak, Tusha dha një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”. Ai deklaroi se nuk ka kryer marrëdhënie intime me vajzën, duke shtuar se me familjen e saj ruan marrëdhënie shumë të mira.

73-vjeçari pranoi se ka kryer marrëdhënie intime, por me një femër tjetër, për të cilën pretendon se është e dashura e tij. Këtë fakt, ai thotë se e ka dëshmuar në polici. Tusha theksoi se sipas tij, 17-vjeçarja e ka akuzuar pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ai tha se vëllai i të miturës, ka folur me të, e 17-vjeçarja ka pranuar të tërheqë denoncimin.

“Thash që nuk kam vënë dorë, marrëdhënie kam pasur. Me veten time thosha pse është e ndaluar të kesh një të dashur. Unë firmosa, syze nuk kisha, nuk e di çfarë kam nënshkruar. Kishte nevojë ajo kisha nevojë dhe unë, kam vajtur. Unë i thash e kam pranuar që kam vajtur me femër, por jo me vajzën. Policia më ka pyetur gjashtë muaj. Në dëshminë e dytë nuk e kam thënë që e kam prekur vajzën, ajo erdhi dhe i thash nuk të prek me dorë. Këtë se kam bërë, kjo është shpifje. Nuk më kërcënuan. Kam qëndruar shtatë muaj në burg. Mbaroi gjyqi, i thash nuk jam i shenjtë, kam shkuar me femër tjetër, por jam i pafajshëm, me vajzën nuk kam shkuar. Jam në arrest shtëpie. Ajo ka qenë e droguar edhe mund të thotë, unë nuk e ndaloj dot fjalën e saj. Vajza foli me vëllain e saj dhe tha që do të tërheqë denoncimin për Bajramin. Më vjen keq për opinionin, e ka marrë vesh e gjithë Shqipëria e më ka bërë ”, deklaroi Bajram Tusha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment