Aktualitet

U akuzua për korrupsion, GJKKO ndryshon masën për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion. Nga përgjimet doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.
Featured image of article: U akuzua për korrupsion, GJKKO ndryshon masën për gjyqtaren Mimoza Margjeka Mimoza Margjeka
Përditësuar:

Gjykata e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë masën e sigurisë ”detyrim paraqitjeje” për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila derimë tani ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi dyshohet për veprën penale të korrupsionit.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion. Nga përgjimet doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mbrojtjen e saj, Margjeka është shprehur vazhdimisht se SPAK nuk ka asnjë provë që e lidh atë në mënyrë direkt me marrjen e parave nga familjarët e Orion Balit apo avokatit të tij Skëndër Demiraj. Madje, akuzat e SPAK, Margjeka i lidh me vendimin e dhënë vjet pas zgjedhjeve lokale në Durrës, ku vendosi kundër dhënies së mandatit ndaj Valbona Sakos. Margjeka tha se këtë vendim e kishte dhënë se i ishte duhur i drejt dhe jo për arsye politike.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

Shto Koment