Editorial

Tym e shashka para Kryeministrisë, protestuesit zhvendosen tek Kuvendi, Basha i drejton

Nisen drejt Parlamentit protestuesit e opozitës. Pasi kanë hedhur shashka dhe tymuese tek Kryeministria, Basha i ka zhvendosur protestuesit.
Featured image of article: Tym e shashka para Kryeministrisë, protestuesit zhvendosen tek Kuvendi, Basha i drejton Protestuesit e opozitës

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë nisur drejt godinës së Kuvendit. Është kryedemokrati Lulzim Basha ai që drejton turmën për t’u larguar nga Kryeministria.

“Sup më sup, ejani shkojmë në Parlamentin që së shpejti do të jetë i sovranit,”-tha Basha.
Opozita mban protestën e 8 kombëtare. Lulzim Basha, në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare më 2 qershor paralajmëroi se ishte hera e fundit që fliste me fjalë, pasi tashmë radhën do ta ketë sovrani. Presidenti Meta ka shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit. Basha përshëndet vendimin dhe njofton se beteja vazhdon.
(k.m/dosja.al)

Shto Koment