Aktualitet

Tym e flakë gjatë natës, digjen tre makina të parkuara poshtë pallatit në Yzberisht

  • ‘Du lekët e makinës, u dogj në garazh’, banori i Yzberishtit nxehet keq
  • Ende nuk është zbardhur ngjarja, por deri tani mësohet se makinat kanë qenë të parkuara, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
    Featured image of article: Tym e flakë gjatë natës, digjen tre makina të parkuara poshtë pallatit në Yzberisht Pamje nga vendi i ngjarjes

    TIRANË- Parkimi i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 3 makina janë djegur në parkim.

    Ende nuk është zbardhur ngjarja, por deri tani mësohet se makinat kanë qenë të parkuara, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

    Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen, të cilat kanë arritur që të shuajnë flakët.

    Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave. Po asht mësohet se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment