Bota

Twitter merr VENDIMIN/ Gjiganti teknologjik do t’ia dorëzojë Biden-in llogarinë presidenciale @POTUS ditën që ai merr detyrën

Llogaria private @realDonaldTrump, me pothuajse 88 milion ndjekës, është bërë një nga armët më të fuqishme të Trump-it për të sfiduar publikisht rezultatet e zgjedhjeve dhe llogaria zyrtare @POTUS përdoret kryesisht për të transferuar postimet e tij nga një llogari private dhe ka gati 32 milion ndjekës.
Featured image of article: Twitter merr VENDIMIN/ Gjiganti teknologjik do t’ia dorëzojë Biden-in llogarinë presidenciale @POTUS ditën që ai merr detyrën Foto Ilustruese

SHBA– Twitter do të dorëzojë kontrollin e @POTUS te Joe Biden, pasi ai do të bëjë si president i  SHBA-së, edhe në qoftë se Presidenti aktual Donald Trump nuk e pranon humbjen.

Llogaria private @realDonaldTrump, me pothuajse 88 milion ndjekës, është bërë një nga armët më të fuqishme të Trump-it për të sfiduar publikisht rezultatet e zgjedhjeve dhe llogaria zyrtare @POTUS përdoret kryesisht për të transferuar postimet e tij nga një llogari private dhe ka gati 32 milion ndjekës.

Twitter më parë njoftoi se pasi Trump të largohet nga posti i Presidentit llogaria e tij private do të trajtohet si kushdo tjetër nëse përhapen informacione të pasakta.

Twitter ka qenë prej kohësh nën presion për të kufizuar përdorimin nga ana e Trump e kësaj platform, duke gjykuar se përhap teoritë e keqinformimit dhe konspiracionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga zgjedhjet, kompania ka shënuar shumë nga cicërimat e Trump në lidhje me mashtrimin masiv të zgjedhjeve me etiketën se ato janë në kundërshtim me informacionin zyrtar. Procesi i transferimit të llogarisë në Biden, sipas Twitter, po zhvillohet në bashkëpunim me Arkivat Kombëtare të SHBA, siç ishte bërë në 2017.

Transmetimi do të përfshijë arkivimin e të gjitha cicërimave Trump nga llogaria @POTUS, si dhe nga llogaria @FLOTUS (Zonja e Parë) dhe @VP (Zv.Presidenti).

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment