Politike

Tusk optimist për negociatat: Po i afrohemi shumë atij momenti, unë kam qenë gjithmonë “Po”

Sipas tij integrimi i Ballkanit Perëndimor është për të mirën e të gjithëve, pasi do të krijohej stabilitet dhe nuk do kishte më rrezik për ndikime nga të tjerë.

TIRANË- Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, tha se momenti i hapjes në negociatave është shumë afër.

Sipas tij integrimi i Ballkanit Perëndimor është për të mirën e të gjithëve, pasi do të krijohej stabilitet dhe nuk do kishte më rrezik për ndikime nga të tjerë.

Sot ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalisht, por edhe për mbështetjen  e dhënë për procesin e integrimit, medalja m ë e madhe për mua do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Sot mund të them që në saj të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë dhe as në kryeqytete e vendeve të BE. Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE, u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë për ju dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen ose jo të negociatave, në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithnjë e më shumë këtij momenti.

Unë kam qenë gjithnjë i mendimit që BE duhet të çelë negociata për anëtarësim si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, pra sundimin e ligjit. ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtarndryshe projekti Europian nuk s’do të qëndronte në themele të forta. Nuk do të mund të ketë Europë të sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë në BE. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder“, tha Tusk

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.  Tusk ka ka zhvilluar më për më shumë se 30 minuta një takim me Edi Ramën. Pas bisedës në Kryeministri, Tuks dhe Rama kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat, duke theksuar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment