Bota

Turqia tronditet sërish, tërmet me magnitudë 5.0 godet qytetin e Siirt-it

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke ku thonë se ai ak rënë në orën 08:45 dhe epiqendra ka pasur një thellësi prej 20 kilometrash.
Featured image of article: Turqia tronditet sërish, tërmet me magnitudë 5.0 godet qytetin e Siirt-it Foto ilustruese

TURQI-Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë. Tërmeti ka rënë në juglindje të Turqisë në qytetin e Siirt. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke ku thonë se ai ka rënë në orën 08:45 dhe epiqendra ka pasur një thellësi prej 20 kilometrash.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (ADAF) tha se nga ky tërmet nuk raportohen të ketë të lënduar apo dëme materjale në shtëpi dhe ndërtesa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto nga rajoni i termetit

Ky vit ka qenë shumë i rëndë për Turqinë pasi ky është tërmeti i tretë që ka rënë. Tërmeti i parë ra në Provincën e Elazig ku mbetën të vdekur 41 persona, ndërsa tërmeti i dytë ra në qytetin e Izmirit, ku mbetën të vrarë 117 persona.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment