Rajoni

Reagoi ashpër për Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem, Thaçi zbulon telefonatën me Erdoganin: Nuk do të cënohet partneriteti strategjik e vëllazëror me Turqinë

Thaçi deklaron se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe ligës arabe dhe zbulon se ai ka biseduar me Erdoganin dhe thotë se ajo pikë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do t’i lëndojë raportet me Turqinë.
Featured image of article: Reagoi ashpër për Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem, Thaçi zbulon telefonatën me Erdoganin: Nuk do të cënohet partneriteti strategjik e vëllazëror me Turqinë Presidenti turk, Erdogan dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

KOSOVË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë konferencës për mediat ditën e sotme ka bërë me dije se gjatë fundjavës që  lamë pas ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit u ankua që Kosova dhe Izreali i shkëmbyen njohjet, e Kosova u zotua se do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

Thaçi deklaron se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe ligës arabe dhe zbulon se ai ka biseduar me Erdoganin dhe thotë se ajo pikë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do t’i lëndojë raportet me Turqinë.

“Shqetësimet që kemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërore mes Kosovës dhe Turqisë.”- ka thënë Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Ergogan reagoi ashpër ndaj Kosovës për zotimin se ambasadën në Izrael do ta vendosë në Jeruzulem, gjë që kundërshtohet nga vendet me shumicë myslimane. Edhe Palestina ditën e sotme ka deklaruar se do të ndërpresë bashkëpunimet me shtetet që hapin ambasadën e tyre në Jeruzalem.

A.C/Dosja.al

Shto Koment