Bota

Turqia provokon sërish, kësaj here nga ajri/ Autoritet greke në alarm për dy avion luftarakë që fluturuan mbi Egje

Konkretisht, ishin dy avion F-16 dhe dy spiunë CN-235 që kryen 29 shkelje (3 nga F-16 dhe 26 të CN-235) mbi Egje.
Featured image of article: Turqia provokon sërish, kësaj here nga ajri/ Autoritet greke në alarm për dy avion luftarakë që fluturuan mbi Egje

GREQI-Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë nuk ndalen. Së fundmi në mediat greke, është raportuar një “provokim” i ri nga Turqia. Bëhet e ditur, se autoritetet greke janë vendosur në alarm pasi ditën e sotme 4 avionë luftarakë turq shkelën hapësirën ajrore greke mbi Egje.

Konkretisht, ishin dy avion F-16 dhe dy spiunë CN-235 që kryen 29 shkelje (3 nga F-16 dhe 26 të CN-235) mbi Egje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje, por tashmë është kthyer në port. Sakaq, çështja e Turqisë do të diskutohet në samitin e BE ku Athina ka kërkuar të vendosen sanksione ndaj Ankarasë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment