Bota

Turqia ngrihet në këmbë/ Gratë dhe vajzat protestojnë kundër dhunës

Teksa kanë protestuar, ato janë dëgjuar edhe duke thënë, “Burrat grushtojnë dhe shteti i mbron ata”, si dhe kanë mbajtur edhe mbishkrime me emra të grave të vdekura. Sipas raportimeve të mediave, përgjatë protestave janë kryer disa arrestime.
Featured image of article: Turqia ngrihet në këmbë/ Gratë dhe vajzat protestojnë kundër dhunës Protesta ne Turqi

TURQI-Qindra gra kanë dalë nëpër rrugët e disa qyteteve turke për të kërkuar dhënien fund të dhunës në baza gjinore, dhe që Turqia të vazhdojë të jetë anëtare e një marrëveshjeje ndërkombëtare kundër këtyre sulmeve.

Teksa kanë protestuar, ato janë dëgjuar edhe duke thënë, “Burrat grushtojnë dhe shteti i mbron ata”, si dhe kanë mbajtur edhe mbishkrime me emra të grave të vdekura. Sipas raportimeve të mediave, përgjatë protestave janë kryer disa arrestime.

Dhuna ndaj grave është e përhapur në Turqi. Vdekja e 27-vjeçares, Pinar Gultekin, në muajin korrik, ka nxitur lëvizje që është përkrahur në shumë vende të punës kundër vrasjeve që shënjestrojnë gratë.

Në këto protesta është kërkuar edhe ruajtja e Konventës së Stambollit, marrëveshje ndërkombëtare nga e cila dëshiron të dalë Turqia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky traktat, i zhvilluar nga Këshilli i Evropës, synon të krijojë kornizë ligjore për të parandaluar dhe për të luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën familjare.

Sipas grupit, “Ne do ta ndalim femicidin”, 474 gra janë vrarë nga burrat në Turqi vetëm vitin e kaluar.

Marrë nga: REL 

(A.K.dosja.al)

Shto Koment