Politike

“Turqia ka një rol kryesor në sigurinë e BE”/ Rama bën bujë në mediat greke, nuk i ndalin etiketimet: Deklarata pro-turke nga kryeministri shqiptar

Komenti i tij lidhur me impaktin e Turqisë në Shqipëri, teksa ishte në samitin e përvitshëm për Europën ka bërë bujë në mediat e vendit fqinjë.
Featured image of article: “Turqia ka një rol kryesor në sigurinë e BE”/ Rama bën bujë në mediat greke, nuk i ndalin etiketimet: Deklarata pro-turke nga kryeministri shqiptar Edi Rama

ATHINË– Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë deklratës së kryeministrit Edi Rama në Itali. Komenti i tij lidhur me impaktin e Turqisë në Shqipëri, teksa ishte në samitin e përvitshëm për Europën ka bërë bujë në mediat e vendit fqinjë.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri deklarata pro-turke, duke theksuar se Turqia ka një “rol kryesor” në sigurinë e BE.

Nuk ka dyshim se Turqia ka një rol kryesor në sigurinë e BE, ashtu si BE ka një rol kryesor për të luajtur në një Turqi më të fortë. Duke folur për rajonin, mund të them se marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë të mira, ndërsa marrëdhënia me Erdogan është shumë e rëndësishme. Nuk ka as gjurmë që Erdogan në Shqipëri ose në rajon po punon për të rindërtuar një shtet Osman”, sqaroi kryeministri shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas disa lajmeve inekzistente, për të fituar ndikim, në Shqipëri po ndërtohen xhami. Por ky lajm më irriton, kjo nuk është e vërtetë. Nga ana tjetër, nuk kishte as një përpjekje nga Turqia për të ndërhyrë në mosmarrëveshjet tona me Greqinë,”- shtoi ai.

Burimi:star.gr

(k.m/dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment