Rajoni

Turqia e gatshme për të dialoguar më Greqinë, Ministria e Jashtme turke: Anija Oruç Reis është kthyer në 29 nëntor në Antalia 

Ai ka thënë se Ankaraja është e gatshme për dialog pa kushte me Athinën pas kthimit të anijes kërkimore turke Oruç Reis në Antalia.
Featured image of article: Turqia e gatshme për të dialoguar më Greqinë, Ministria e Jashtme turke: Anija Oruç Reis është kthyer në 29 nëntor në Antalia  Hami Aksoy

TURQI-Turqia është shprehur  se është e gatshme për të filluar dialogun me Greqinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy. Ai ka thënë se Ankaraja është e gatshme për dialog pa kushte me Athinën pas kthimit të anijes kërkimore turke Oruç Reis në Antalia. Ai gjithashtu tha se data e bisedimeve mes dy vendeve nuk është e sigurtë pasi Athina ka bërë disa hapa prapa për shkak të anijes kërkimore Oruç Reis.

“Siç dihet, Turqia ka qenë në favor të dialogut pa parakushte me Greqinë që nga fillimi. Por data e bisedimeve mbetet e pavendosur për shkak të Greqisë “që bën një hap prapa” mbi çështjen Oruc Reis. Ministria jonë e Energjisë dhe Burimeve Natyrore njoftoi se Oruc Reis përfundoi aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor dhe u kthye në Antalia më 29 nëntor,” tha Aksoy.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke Oruç Reis ka nisur lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje. Ky veprim ka rritur tensionet ku Greqia ka akuzuar Truqinë se ky është një provokim dhe në rast se nuk tërhiqen nuk ka vend për dialog.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment