
TURQI-Një rast i bujshëm hedh hije në miqësoren që u zhvillua në Stamboll midis Turqisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Federata Kroate e Futbollit në fakt ka komunikuar pozitivitetin me COVID-19 të mbrojtësit Domagoj Vida,i cili e kishte filluar sfidën si titullar dhe u zëvendësua vetëm në interval.
Mbrojtësi i Besiktas luajti pjesën e parë dhe potencialisht mund të kishte infektuar dikë në mesin e lojtarëve në fushë (për shembull Calhanoglu, i cili qëndroi në stol për të gjithë ndeshjen, ose Demiral, Brozovic dhe Pasalic, të cilët ishin në fushë). Ekzistojnë edhe imazhe të Vidës para ndeshjes, në tunelin e stadiumit, duke përqafuar shokët e skuadrës dhe rivalët.
Nga fotot e publikuara është zbuluar se Vida përqafoi Dorukhan Tokoz, Caner Erkin dhe trajnerin Senol Gunes, e njëherësh ishte shpesh afër Cenk Tosun dhe Mert Cetin gjatë lojës.
ℹ️ Liječnička služba hrvatske nogometne reprezentacije je neposredno iza ponoći po lokalnom vremenu u Istanbulu dobila rezultate testiranja na virus SARS-CoV-2 među kojima je bio i jedan pozitivan nalaz među igračima.
— HNS (@HNS_CFF) November 11, 2020
KOMUNIKATA E FEDERATËS
“Pasi të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit u testuan negativisht në miqësoren me Turqinë, të mërkurën në mëngjes të gjithë lojtarët u nënshtruan një testi për ndeshjen kundër Suedisë.Federata mori rezultatet e provës zyrtar pas mesnatës me kohën lokale dhe tregoi që futbollisti i ekipit kombëtar Domagoj Vida ishte pozitiv për Covid-19. Shërbimi kombëtar mjekësor kroat mori informacionin e parë në fund të pjesës së parë kundër Turqisë.
Meqenëse trajneri Zlatko Dalić kishte vendosur tashmë në atë kohë për të zëvendësuar Vida, shërbimi mjekësor i ekipit kombëtar e izoloi lojtarin sipas të gjitha masave epidemiologjike derisa të konfirmoheshin rezultatet e testit. Sipas rregulloreve, Vida do t’i kalojë ditët e ardhshme në vet-izolim në Stamboll “.
E.Ç (Dosja.al)