Aktualitet

Konfirmohet viktima e parë në Turqi nga Covid-19, rritet numri i të prekurve

Mediat vendase shkruajnë edhe se 51 raste të tjera me koronavirus u diagnostifikuan, duke e çuar numrin e të prekurve në 98.
Featured image of article: Konfirmohet viktima e parë në Turqi nga Covid-19, rritet numri i të prekurve
Përditësuar:

TURQI– Është konfirmuar viktima e parë nga kornavirusi në Turqi. Vendi i hekurt, që dukej sikur nuk do prekej nga Covid-19 ka konfimuar humbjen e jetës së një 89-vjeçari të infektuar nga ky virus. Mediat vendase shkruajnë edhe se 51 raste të tjera me koronavirus u diagnostifikuan, duke e çuar numrin e të prekurve në 98.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment