Showbiz

“Túrp, s’flitet ashtu, kërkoji falje”, e ‘gózhduan’ për Encën, Bes Kallaku merr vendimin e papritur (FOTO)

Bes Kallaku ka fshirë postimin në rrjete sociale, ku i përgjigjej Ermalit me një shkrim të gjatë lidhur me keqkuptimin e ndodhur pas një deklarate të papëlqyer që ai tha në emisionin “Shiko kush luan”.
Featured image of article: “Túrp, s’flitet ashtu, kërkoji falje”, e ‘gózhduan’ për Encën, Bes Kallaku merr vendimin e papritur (FOTO) Këngëtarja, Enca Haxhiu dhe aktori, Bes Kallaku.

TIRANË– Aktori Bes Kallaku pak ditë më parë u përball me një debat mes mikut të tij Ermal Mamaqit dhe këngëtares së njohur, Enca Haxhia. Pas një deklarate, të pamenduar mirë, të thënë në emisionin e Luana Vjollcës, në të cilin përmend Encën në një mënyrë të pahijshme, ka ardhur menjëherë reagimi i këngëtares (Lexo këtu).

Por, nuk ka munguar as një përgjigje e shkruar publikisht nga kolegu i tij, Ermal Mamaqi, të cilin e etiketoi si një njeri që bën biznes, dhe jo aktor (Lexo këtu).

Aq është dashur që të vijë edhe përgjigja e Bes Kallakut, pasi deklarata e tij mori dhenë. Por, duket se shkrimi në rrjete sociale është kritikuar shumë, duke bërë që aktori ta fshijë postimin nga rrjetet sociale.

Ndërkohë në pastime të ndryshme në profilin e tij në Instagram, nuk mungojnë as komentet lidhur me veprimin e pamenduar mire të aktorit Bes Kallaku.

“Turp”- shkruan një ndjekëse në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Me atë komentin që bëre me Encën ishte shumë ulje stili si personazh publik që je, nuk flitet ashtu për një femër, turp!!”- shkruan një tjetër.

“Kërkoji falje Encës o budall”,- vijon një tjetër.

Duket se Besi është penduar për shkrimin dhe për deklaratën e tij dhe ka menduar të mos e zgjasë më tej diskutimin, duke fshirë gjithçka nga rrjetet sociale.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment