Politike

Turizmi/ Rama në dilemë: Po ecim me sytë mbyllur, s’dimë ende se si do bëhet hapja

VIDEO
Në një konferencë online me gazetarët, Rama tha se gjithçka varet nga sa i respektojnë njerëzit masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Featured image of article: Turizmi/ Rama në dilemë: Po ecim me sytë mbyllur, s’dimë ende se si do bëhet hapja Kryeministri, Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është gjendur në vështirësi përballë pyetjes se çfarë plani ka për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, pas pandemisë së Covid-19.

Në një konferencë online me gazetarët, Rama tha se gjithçka varet nga sa i respektojnë njerëzit masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kryeministri tha më tej se ende nuk është I qartë në mënyrën se si do të hapet turizmi dhe se aktualisht po ecet me sy mbyllur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rreziku është shumë i madh, por edhe mbyllja përtej një garancie ekuilibri mes ruajtjes së shëndetit dhe mbrojtjes së njerëzve. Brenda muajit duam që të hapen kufijtë tokësorë. Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe ën rast se nr do të fillojnë përtej një pritshmërie të arsyeshme dhe të na futi në një kornizë të një modeli që kërcënon sistemin tonë shëndetësor do të krijojë një mbyllje që do na rëndojë të gjithëve. Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara. Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin,”- tha Rama.

Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se sektori i turizmit ka marrë vëmendje nga paketa e dytë ekonomike. Klosi u shpreh se qeveria ka plotësuar tre kushtet që janë kërkuar nga sektori i turizmit. Më tej ai tha se po punohet dhe turizmi do të dalë shumë shpejt në treg dhe do jetë i pari që do kalojë krizën e COVID-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment