Aktualitet

Turistët e parë pas hapjes së kufinjve, përfitojnë se Shqipëria është pa shumë kufizime

Pas gati 14 muajve betejë të përditshme me Covid 19-tën, po shohim dritë në fund të tunelit. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nga sot vendi ynë del nga zona e kuqe e rrezikshmërisë. Nuk ka vonuar shumë dhe turistët e parë kanë mbërritur.
Featured image of article: Turistët e parë pas hapjes së kufinjve, përfitojnë se Shqipëria është pa shumë kufizime Foto ilustruese

TIRANË – Shqipwria doli nga zona e kuqe e rrezikshmwrisw pas njw beteje disamujorshme me Covid 19-tën dhe Antonio dhe Martino janë dy turistët e parw italianë. Është hera e dytë që vijnë në Shqipëri. Herën e parë ishin turistë dentar, këtë herë janë thjesht turistë, që shijojnë Tiranën.

Turistët: Sapo e morëm vesh, se nga sot Shqipëria nuk është më në zonën e kuqe. Është një ndjenjë lirie, që ne në Itali nuk po e provojmë ende. Ndaj jemi këtu për ta jetuar këtë çast, që është shumë i rëndësishëm. Komplimenta Shqipërisë për atë që ka bërë. E them me gjithë zemër. Është kaq këndshëm këtu. Vajza të bukura, hahet mirë.

Në disa restorante madje hahet më mirë se në Itali. Cilësi dhe çmime të mira. Kini parasysh që unë jam shef kuzhine. Herën e parë isha turist dentar, tani jam thjesht turist, kanë ndryshim mes tyre. Herën e parë u dashurova me këtë qytet. Jeni një popull i madh. Urime.
Është merite e juaja që punuat mirë për ta nxjerrë vendin nga zona e kuqe.

Unë jam politikan, punoj si këshilltar në komunë. Do të më pëlqente ta shikoja Shqipërinë në Europë, sepse keni bërë me të vërtetë një punë të mirë dhe e meritoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne. Do të kemi mundësi të kemi punë, të studiojmë jashtë. Vaksinimi ka bërë punën e vet. Unë pushimet do t’i planifikoj jashtë shtetit. Më e keqja kaloi.

Marrë nga Top Channel

 

Shto Koment