Aktualitet

Turistët amerikanë gjejnë dy predha të Luftës së Dytë Botërore, mendohet se janë aktive

Dy tursitët amerikanë ishin duke ecur në këmbë dhe kanë hasur predhat gjatë rrugës nga fhsai Kumbarak dhe Kondas. Predhat e Luftës së Dytë Botërore janë me përmasa rreth 30 centimetra.
Featured image of article: Turistët amerikanë gjejnë dy predha të Luftës së Dytë Botërore, mendohet se janë aktive Predha e gjetur

KËLCYRË- Dy turistë amerikanë kanë gjetur sot dy predha, të cilat mendohet se janë edne aktive. Predhat e Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në Këlcyrë

Dy tursitët amerikanë ishin duke ecur në këmbë dhe kanë hasur predhat gjatë rrugës nga fhsai Kumbarak dhe Kondas. Predhat e Luftës së Dytë Botërore janë me përmasa rreth 30 centimetra.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore. Dhe më herët në Elbasan e Gjirokastër dhe qytete të tjera janë gjetur municione të cilat janë demontuar nga ushtria. Vendi unë ka qenë shesh beteje në Luftën e Dytë Botërore dhe duket se janë harruar shumë armatime të cilat janë të rrezikshme.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment