LIVE UPDATES
Editorial

Turi lotsjellës i Lulzim Bashës si maskë për të fshehur mungesën e ideve

12 Maj 2021, 14:37 Nga DOSJA
Turi lotsjellës i Lulzim Bashës si maskë për të fshehur

TIRANE Pas spektaklit lotsjellës së dorëzimit të kutive në KAS, Lulzim Basha ka nisur një tur po kaq lotsjellës. Atë që lejuan të ndodhë në 25 prill, atë që nuk e mbrojtën dot për herë të dytë përpara zgjedhjeve, po mundohen ta korrigjojnë tani, kur gjithçka ka mbaruar. Naivitet apo propagandë bajate për të justifikuar dobësinë, spektakli shkakton lotë nga të qeshurat tek fajtorët, që kanë futur në xhep fitoren dhe lotë dëshpërimi tek ata, që pasi nuk e ndryshuan dot qeverinë, në vend që ta gjykojnë duhet ta ngushëllojnë përgjegjësin kryesor.

Ato letra pa vlerë që u dorëzuan në KAS, do të kishin një vlerë minimale, nëse do përdoreshin për tu kërkuar falje atyre që besuan se mund të rrëzohej me votë një Kryeministër që në partinë e tij i ka anuluar prej 12 vjetësh zgjedhjet.

Turi i Bashës gjithashtu do të kishte një vlerë nëse do të kërkonte falje, nëse nuk do të fliste të njëjtat gjëra por do të ulej një herë të dëgjonte ku gaboi, pse gaboi, çfarë duhet të bëjë, a e ka më besimin e tyre.

Kështu të paktën, edhe nëse nuk ikën, siç po duket, do tu kursejë shqiptarëve përsëritjen për herë të tretë të të njëjtit film, me një fund dramatik që nuk mund të ndryshojë. Nëse fut ndonjë aktor të ri që hyn për herë të parë në zyrat e KQZ, apo elementin e arkave me copa lajmësh të printuara, nuk do të ndryshojë përmbajtja e filmit.

Nëse deklaron se do njohë parlamentin po jo zgjedhjet, paralajmëron të njëjtin qëndrim ambig të 2013-2017 dhe 2017-2021. Një gënjeshtër që duket se ç’orienton kritikët, por kur numërohen votat, del që ka çorientuar atë që e ka shpikur.

Sot, kur Shqipëria ka humbur, nuk është Lulzim Basha ai që kërcënohet. Ai është i mbrojtur nga Rama dhe njerëzit e tij në politikë dhe media, me një lutje publike të vazhdojë ashtu si e ka, të mos ndryshojë asgjë. Vetëm kështu mund të jetë fasada demokratike e një regjimi që, pasi u instalua në gjithë Shtetin, është nisur të pushtojë gjithë shoqërinë.

Ata që kërcënohen nga humbja po mendojnë të lënë vendin, për të njëjtat arsye që kërkuan ndryshimin. Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duhet t’u tregojnë që humbja është edhe e tyre, duke dhënë dorëheqjet, duke mbajtur përgjegjësitë dhe duke i hapur rrugën një rruge të re për përballjen me regjimin.

Rruga e kontestimit brenda institucioneve, ndërkohë që i fton njerëzit të sakrifikojnë punët e tyre për një betejë partiake, me shpresën se do hysh me më shumë dinjitet në Parlament dhe pastaj do kesh një tjetër shans për një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore, duke parë nga zgjedhjet lokale, si rikthim i  mundësisë për të sponsorizuar një fitore pas 4 vjetësh, është vetëm pranimi i joshjes prej përfitimeve të ligjshme dhe të paligjshme të pushtetit. Është një premtim, që në 2025 do të kthehemi në situatën e 2017, me ndryshimin që rezultati mund të jetë më i  ngushtë. Kjo është një rrugë e provuar si dështim.

Më keq akoma do të ishte pranimi i ftesës për bashkëqeverisje, duke shpërndarë përfitimet dhe mëkatet dhe duke e lënë vendin pothuajse pa opozitë, duke i lënë të papërfaqësuar ata që votuan kundër në 25 prill.

Kjo është skema perfekte për një sistem oligarkik. Biznesmenët që kontrollojnë sistemin duke u kujdesur nga pak edhe për opozitën, do të korruptonin të dyja palët përfundimisht dhe zgjedhjet nuk do të kishin kuptim. Edhe me premtimin se një qeveri e përbashkët mund të organizojë zgjedhje më të mira, në fund të katërvjecarit, zgjedhja e vetme për votuesit do të mbetej ngjyra e kreut të një sistemi oligarkik që punon për veten.

Shoqëria e kërcënuar nga instalimi i plotë i një regjimi autokratik, ndërkohë që partia dhe shteti janë bërë një, mund të reagojë vetëm e bashkuar. Një bashkim më i madh se Partia Demokratike, më i madh se e djathta. Vetëm të gjithë bashkë mund të përballen me një Shtet të kapur, që në kohë zgjedhjesh bashkohet me krimin, për të mundur qytetarët.
Duket e pamundur që këtë bashkim ta realizojë Lulzim Basha, pasi nuk e arriti në 8 vjet. Aq më pak duke u sjellë si Edi Rama. Duket e pamundur ta bëjë Partia Demokratike apo gjtihë forcat e opozitës aktuale, që kanë kërkuar tek politika atë që po bën Rilindja. Megjithatë, bashkimi mbetet rruga e vetme./Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj turi i bashes pas 25 prillit analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj turi i bashes pas 25 prillit

Sondazh

Poll
Editorial 11 Maj 2021, 08:40

E dinit? … Po zhdukemi!

Nga Meri LikaSot mëngjesi më nisi i trishtuar. Duke lundruar në internet, më doli përpara një libër i vitit 2002 me titull “IQ and the Wealth of Nations” (IQ dh...

Editorial 10 Maj 2021, 08:19

Guri shqiptar i Sizifit

Nga Meri Lika26 prilli 2021 ishte fundi i linjës në procesin e gjatë dhe shumë të vështirë në të cilën po bënte sikur po ecte demokratizimi i vendit. Fuqia pol...

Editorial 6 Maj 2021, 07:28

Alzaimer popullor

Ne jemi një popull i sëmurë nga alzaimeri. Po po, nga alzaimeri ose amnezia, ajo sëmundja që quhet sëmundje e shekullit të 21 e që shpesh në gjuhën popullore i ...

Editorial 5 Maj 2021, 12:57

Opozita si instrument i prishur

Ndërsa vula e votës mbi gisht po shuhet dhe prilli duket i largët, zymtësia e mandatit të tretë, duke u përzjerë më me optimizmin e pranverës së vonuar, po bëhe...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni