Politike

Turi i takimeve/ Basha thirrje të rinjve në Vlorë: Merrni në dorë fatin e vendit, s’ka kompromis në kurrizin tuaj (VD)

Gjatë takimit me të rinjtë, Basha u shpreh se ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve, teksa u bëri thirrje rinisë që të marrë në dorë fatin e vendit.
Përditësuar:

VLORË– Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, në kuadër të nismës “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Gjatë takimit me të rinjtë, Basha u shpreh se ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve, teksa u bëri thirrje rinisë që të marrë në dorë fatin e vendit.

Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë”, u shpreh Basha nga Vlora.

Ndër të tjera Basha u ndal dhe tek historia e Alvinit, ku i uroi rrugëtim të mbarë pranë gjirit të familjes.

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes”, u shpreh kreu i PD-së.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” është forma e zgjedhur në kuadër të aksionit opozitar, ku Lulzim Basha do të takohet me qytetarët dhe të diskutojë problemet e tyre. Forma me protesta duket se është harruar nga opozita dhe tashmë me qytetarët do të kumunikohet sy më sy. Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment