Aktualitet

“Tundet” qyteti bregdetar/ Tërmet në Vlorë, lëkundjet 3.4 rihter ndjehen nga qytetarët (DETAJE)

Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër 7 km në veri të qytetit bregdetar dhe se thellësia e tyre ka qënë vetëm 2 km.
Featured image of article: “Tundet” qyteti bregdetar/ Tërmet në Vlorë, lëkundjet 3.4 rihter ndjehen nga qytetarët (DETAJE) Foto ilustruese

VLORË– Lëkundje tërmeti pranë qytetit të Vlorës. Sipas EMSC-së, magnituda e tërmetit ka shënuar 3.4 të shkallës rihter.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër 7 km në veri të qytetit bregdetar, ndërsa thellësia e tyre ka qënë vetëm 2 km.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kohët e fundit, vendi ynë është lëkundur herë pas herë nga tërmete që konsiderohen si të “vegjël”. Kryesisht ato janë regjistruar pranë qyteteve bregdetare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment