Aktualitet

“Tumankuqe moj belhollë”/ Valle e këngë greke, ‘kërcet party’ në fundjavë tek kompleksi i Samir Manes, VIP-at dhe menaxherët e nxjerrin zbuluar në Instagram, pije e linguini e nuk pyesin për izolim

VIDEO
  • Kompleksi i Samir Manes i hapur….Populli në shtëpi, paria në Dhërmi!
  • Policia përzë pushuesit nga plazhi i Dhërmiut, dhjetëra qytetarë largohen
  • Këtë radhë pamjet vijnë ngë rrjetet sociale, konkretisht nga Instagrami, ku VIP-at nuk njohin privatësi dhe shpërndajnë pa asnjë lloj kompleksi video e foto, ku tregohen se si janë ‘harbuar’ këtë të shtunë e të dielë në Dhërmi.
    Featured image of article: “Tumankuqe moj belhollë”/ Valle e këngë greke, ‘kërcet party’ në fundjavë tek kompleksi i Samir Manes, VIP-at dhe menaxherët e nxjerrin zbuluar në Instagram, pije e linguini e nuk pyesin për izolim Foto nga festat

    SHQIPËRI– Kompleksi “Green Coast resort” në pronësi të bzinesmenit Samir Mane vijon të sjellë supriza, përsa i përket fundjavës që lamë pas, bashkë me beach-barin, “Nazar beach”.

    Këtë radhë pamjet vijnë ngë rrjetet sociale, konkretisht nga Instagrami, ku VIP-at nuk njohin privatësi dhe shpërndajnë pa asnjë lloj kompleksi video e foto, ku tregohen se si janë ‘harbuar’ këtë të shtunë e të dielë në Dhërmi.

    Një prej tyre është edhe modelja shqiptare, Endi Demneri, e cila ka mbledhur shoqërinë e saj këtë fundjavë në Dhërmi, në kompleksin e biznesmenit Samir Mane dhe pamjet tregojnë qartë që e kanë shijuar në maksimum, gjithçka që u ka rezervuar bregdeti.

    Në video, të mbledhur grumbull, pa pyetur për ditancë (kur shkuan në fundjavë në plazh, ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në izolim, kujt i duhet distanca)…hedhin valle me këngë greke e çame dhe një prej tyre është edhe e famshmja “Tumankuqe”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në një nga fotot, modelja Demneri ju bën edhe të zgjidhni mes saj dhe lunguinit, ndërkohë që sfondi pas tregon se bari në fjalë “Nazar beach” është mbushur jo vetëm me rini. Edhe familjarë, ata që janë ‘me këmishë’, u janë bashkuar fatlumëve që nuk kanë nevojë të izolohen sepse siç duket janë imunë nga koronavirusi.

    Foto e publikuar nga Endi Demneri

    Foto me tavolinat e mbushura plot me klientë janë shpërndarë edhe nga vetë faqja e barit, ku menaxherët e saj nxjerrin krejtësisht zbuluar biznesmenin Mane, që nuk respekton aspak rregullat e izolimit për bizneset e tij.

    Dosja.al solli edhe të tjera video ku shihen nga i njëjti bregdet ku shtrihet kompleksi në fjallë, që ka edhe shezlonët hapur.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment