Aktualitet

Tufa 500 euroshe, BMW luksi dhe apartamente, dalin PAMJET, ja pasuria 3 mln € që iu sekuestrua grupit të Jetmir Kastratit (VD)

Gjithashtu, burime zyrtare bënë me dije se u sekuestruan banesa, apartamente, një biznes i llojit pulari dhe automjete luksi si “BMW”, “Audi” dhe “Golf”.
Përditësuar:

TIRANË– Kanë dalë pamjet nga operacioni “Goldfinger”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 3 milion euro pasuri që i përkasin grupit të kreut të kokainës në Europë, Jetmir Kastratit. Siç shihet në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, janë sekuestruar valixhe me euro, me prerje 500 euroshe, 5000, 2000 dhe 1000 lekësh.

Gjithashtu, burime zyrtare bënë me dije se u sekuestruan banesa, apartamente, një biznes i llojit pulari dhe automjete luksi si “BMW”, “Audi” dhe “Golf”.

Pasuritë e sekuestruara:

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

10  apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;

1 apartament banimi në Shkodër;

utomjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jetmir Kastrati është kreu i kokainës së Europës i njohur ndryshe edhe me pasaportën e kosovare si Sokol Krasniqi.

Kastrati rezulton të jetë shkodrani që drejtonte dhe financonte grupin e gjerë të trafikut të kokainës, që vepronte në territorin e Danimarkës,Gjermanisë, Hollandës, Suedisë, Belgjikës, Shqipëri e vende të ndryshme të Europës.

Paratë e përfituara nga ky aktivitet kriminal ishin investuar në Shqipëri dhe të regjistruara në emër të familjarëve të tij dhe të tre personave të tjerë të arrestuar Dëfrim Eçi, Armando Duçaj, dhe Eri Pelinku.

Të katër shqiptarët ranë në pranga në Danimarkë pas operacionit të parë ndërkombëtar me të njëtin emër “Goldfinger” teksa në Shkodër u sekuestrua një tjetër pjesë e pasurisë së grupit criminal në muajin qershor të këtij viti.

EUROPOL në koordinim me autoritetet të 7 shteteve të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë kanë realizuar një megaoperacion duke goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogërave të forta të Europës.

Në pranga 42 persona, përfshirë këtu edhe ‘kapon’ shqiptar që komandonte shpërndarjen e drogës në të gjithë Europën, 51-vjeçarin Astrit Beqiri, kunati i Kastratit.

Beqirit iu sekuestrua pasuria e majme përfshirë këtu 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro, që dyshohet të jenë siguruar si pasojë e tregtimit të narkotikëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment