Aktualitet

‘Tubimi i shpresës’ ndiqet live nga 100 milionë njerëz, pjesë e panelit botëror edhe ish-presidenti i Shqipërisë

Tubimi i shpresës u thirr nga Dr. Hak Ja Han Moon, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale. Së bashku me të në panel morën pjesë lider nga e mbarë bota, kryetarë shtetesh dhe ekspertë të fushave te ndryshme.
Featured image of article: ‘Tubimi i shpresës’ ndiqet live nga 100 milionë njerëz, pjesë e panelit botëror edhe ish-presidenti i Shqipërisë Pamje nga 'tubimi i shpreses' online dhe Dr. Hak Ja Han Moon.

SHBA–  Covid-19, i është vendosur si kurorë sfidave dhe vështirësive të njerzimit. Pas konflikteve politike, territoriale, etnike, racore, religjoze, ekonomike dhe ndryshimet klimatike, sot bota vuan edhe nga armiku i ashtuquajtur i padukshëm, por që të gjithë ja shohim dhimbjen.

Pas kësaj tabloje, Federata e Paqes Universale thirri Tubimin e Shpresës. “Really of hope”, ku bëri bashkë në gjithë botën ku në kohë reale mbi 100 milionë njerëz, anë e mbanë globit ndoqën live Tubimin, për të përcjellë mesazhin se bota ka shpresë, dhe kjo është mundësia që të reflektojnë të gjithë, me në qendër dashurinë mund të zgjidhen të gjitha llojet e konflikteve.

Tubimi i shpresës u thirr nga Dr. Hak Ja Han Moon, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale. Së bashku me të në panel morën pjesë lider nga e mbarë bota, kryetarë shtetesh dhe ekspertë të fushave te ndryshme.

Dr. Hak Ja Han Moon dhe i ndjeri Reverend San Mjang Moon,bashkëshorti i saj, për dekada të tëra kanë mbrojtur filozofinë e ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale, si mënyra më e sigurt për të sjellë paqen e qëndrueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në panelin botëror morri pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Paqes për Europën.

Mesazhet e Paqes dhe rekomandimet u përcollën nga Ban Ki-Moon, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, znj. Pulina White, këshilltarja e Presidentit Donald Trump, SH.T. Hun Sen, Kryeministër i Kamboxhias; H.E. Macky Sall, Presidenti i Senegalit; Hon. Brigi Rafini, Kryeministri i Nigerit, Jimmy Morales dhe ish-kryeministri i Kanadasë Stephan Harper.

Ky tubim ishte kurorëzimi i përmbylljes së Samiteve të Paqes të mbajtura nëpër botë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit u zhvillua online.

A.C/Dosja.al

Shto Koment