Politike

Tubimi i opozitës, Tritan Shehu: Kërkohet të terrorizohen protestuesit e Gjirokastrës, akt i dënueshëm

Sipas Shehut këto janë veprime të dënueshme, të ngjashme me metodat e panikut në kohën e diktaturës.
Featured image of article: Tubimi i opozitës, Tritan Shehu: Kërkohet të terrorizohen protestuesit e Gjirokastrës, akt i dënueshëm Foto e publikuar nga Tritan Shehu

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se qytetarët protestues nga qarku i Gjirokastrës kërkohet të terrorizohen, me metoda policore anti ligjore, të ngjashme me ato të diktaturës.

Në një postim  në Facebook, Shehu shkruan se një qytetar nga Këlcyra thirret në polici sa herë ka protesta, por pa mandate, thjesht për presion. Sipas Shehut këto janë veprime të dënueshme, të ngjashme me metodat e panikut në kohën e diktaturës.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Paniku apo “thirja nga origjina”, shkak i veprimeve policore represive?! 
Kerkohet te terrorizohen protestuesit masive nga Qarku i Gjirokastres me metoda policore anti ligjore, te ngjashme me ato te diktatures.

Qytetari Asqeri Shkurta nga Ballabani, Kelcyre, u shoqerua ne Komisariatin nr 1 ne Tirane mbas protestes se 13 prillit. Duke mos pasur asnje shkak, u detyruan ta lirojne brenda nates. Qe nga ajo dite, cdo here qe ne Tirane organizohen protesta, ate ne menyre arbitrare e therresin reth ores 9 ne Policine e Permetit, pa mandat, thjesht per presion.

Nje veprim ky anti ligjor, policesk, i denueshem, qe sipas disa informatave nuk eshte rasti i vetem i tille, te kujton metodat e ish sigurimit te shtetit ne panik, ne fund te diktatures, perballe uraganit popullor. Tragjike dhe komike kjo, por qe vetem forcon qendresen e shton pjesemarjen e banoreve te atij Qarku, duke u parashikuar per sot nje pjesemarje mbi 2200 protestuesish.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment