Politike

Tubimi i Metës më 2 mars/ Rama: Një manifestim i madh i mos-arsyes njerëzore, nuk parashikohet nga Kushtetuta

Rama ka deklaruar se tubimi i Metës më 2 mars është një manifestim i madh i mos-arsyes njerëzore.
Featured image of article: Tubimi i Metës më 2 mars/ Rama: Një manifestim i madh i mos-arsyes njerëzore, nuk parashikohet nga Kushtetuta Edi Rama, kryeministër

Tiranë-Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” ka deklaruar se tubimi i Presidentit Ilir Meta më 2 mars është një manifestim i madh i mos-arsyes njerëzore. Ai theksoi se ky manifestim nuk parashikohet as nga Kushtetuta.

Biseda: 

Balla: A do të duheshin të ndaloheshin këto manifestimet e mëdha për shkak të koronavirusit?

Rama: Cilat janë manifestimet e mëdha?

Balla: Ja për shembull mitingu i 2 marsit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Ai është një manifestim i madh i mos-arsyes njerëzore dhe këto nuk parashikohen nga kushtetuta dhe ligji janë çështje të natyrës klinike. Nuk dua të flas për këtë këtu.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

J.V/Dosja.al

Shto Koment