Editorial

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Nuk kam ndër mend të gjejë fajtorë, në ngjarjen e së martës, ku një foshnje e vdekur u gjet në një kosh plehrash. Kurrsesi nuk fajësoj njeriun që e la aty nën presionin e madh psikologjik që jetonte, absolutisht atë që e la të merrte me vete foshnjën e vdekur, aq më pak mjekë, psikologë apo administratorë, askënd.
Featured image of article: Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdokush e kam. Sepse është ngjyra e pafajësisë, është ngjyra e ëngjëjve. Nuk kam ndër mend të gjejë fajtorë, në ngjarjen e së martës, ku një foshnje e vdekur u gjet në një kosh plehrash. Kurrsesi nuk fajësoj njeriun që e la aty nën presionin e madh psikologjik që jetonte, absolutisht atë që e la të merrte me vete foshnjën e vdekur, aq më pak mjekë, psikologë apo administratorë, askënd.

Thjesht kam një propozim: Tu gjejmë ëngjëjve që lindin të vdekur një arkivol. Ata nuk marrin bonusin e lindjes, të paktën të marrin bonusin e vdekjes. Nuk mund ti përcjellim kështu si të martën. Kjo është e pafalshme, shokuese. Le ti kalojmë burokracitë, le ti kalojmë ndarjet administrative, le ti kalojmë paragjykimet, ëngjëjt kanë nevojë të përcillen në një arkivol, mundësisht të bardhë. Di fare mirë që 1 në miliona raste mund të ndodhë si të martën, por kjo nuk ka rëndësi, një shtet, një ministri, një drejtori politikash, duhet të shkruajë një rresht që kjo të mos ndodhë asnjëherë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dikush duhet të marra masa që nga një maternitet, ëngjëjt nuk mund të dalin në këtë lloj forme. Edhe sikur të ndodhë njëherë në 100 vjet lundrën e parë dhe të fundit të udhëtimit ta jep shteti. Ne nuk jemi një vend social, por një gjë të tillë absolutisht mund ta bëjmë, pa as më të voglin paragjykim. Dhe për këdo që paragjykon këtë cështje, di vetëm të them pak fjalë: Uroj nga zemra, që kurrë në jetën tënde të mos ndodhë që në koshin e plehrave tënd të gjesh një ëngjëll të vdekur.

Etiketa:

Shto Koment