E Premte, 7 Maj, 2021
Full Ads
Aktualitet

Trupi i të vëllait erdhi pa zemër nga Spanja, flet motra e Sajmirit: Për çfarë do e merrte zemrën e një të vdekuri një mjek?

E reja rrëfen gjithë zanafillën e ngjarjes tragjike dhe dyshimet e familjes, që çuan në bërjen e një autopsie të dytë nga mjekësia ligjore në Shqipëri.
Featured image of article: Trupi i të vëllait erdhi pa zemër nga Spanja, flet motra e Sajmirit: Për çfarë do e merrte zemrën e një të vdekuri një mjek? Majlinda Sula

TIRANË-Të tjera detaje janë zbardhur  nga ngjarja që ka shokuar mbarë opinionin publik, ku i riu Saimir Sula, i cili ndërroi jetë më 9 maj të vitit të kaluar në një spital të Spanjës, rezulton pa organin kryesor, zemrën.

Në një rrëfim për BalkanWeb, motra e të ndjerit, Majlinda Sula, tregon gjithë ngjarjen, ndërsa thekson tejet e prekur se vëllain ja kanë vrarë mjekët spanjollë.

E reja rrëfen gjithë zanafillën e ngjarjes tragjike dhe dyshimet e familjes, që çuan në bërjen e një autopsie të dytë nga mjekësia ligjore në Shqipëri.

Ne menduam që vëllain tim e kanë vrarë në spitalin e Spanjës. Dyshuam për këtë dhe kërkuam një autopsi të dytë, nuk lejuam që ai të varrosej pa iu bërë një autopsi nga mjekët në Shqipëri. Kështu që bëmë një kallëzim në mjekësinë ligjore në Shqipëri dhe para varrimit u bë autopsia dhe pastaj u varros”, shprehet ajo mes të tjerash.

INTERVISTA E PLOTË:
Nga ju lindi ky dyshim?
Vëllai im ishte 31 vjeç, nuk kishte probleme me zemrën. Gëzonte shëndet të mirë, nuk ka pasur asnjëherë probleme me mushkëritë. Javën e fundit filloi të pinte cigare dhe një ftohje e lehtë, por nuk ishte për të ndërruar jetë. Thjesht ishte temperatura 38 dhe ne ishim shumë të bindur që aty ndodhi diçka jo normale. Dyshimi na detyroi.

Kishte ndonjë shenjë të dukshme në trupin e vëllait?
Jo. Kur hyra në spital, pa kaluar as 20 orë, më merr në telefon doktoresha me mbiemrin Petit e më thotë ‘hajde’. Mendova se po shkoja ta merrja, kishin kaluar 20 orë, prova u bë, doli negativ. Ajo më erdhi duke qarë, më tha që ka ndërruar jetë, tha nuk e di pse, ndoshta kam bërë ndonjë gabim. Atëherë fillova të bërtisja dhe vetëm pas disa minutash, kur po mundohesha të kuptoja çfarë ndodhi, e pyeta se çfarë gabimi bëri dhe ajo më tha që ‘nuk kam bërë asnjë gabim, nuk e ke dëgjuar këtë nga unë’. I thashë që e vrave vëllain tim dhe për këtë do më japësh llogari. Ne e çuam vëllain në spital, e çutën pa bërë provën te reparti i Covid-it. Tamponi i doli negativ, ekografia e mushkërive doli mirë. Pastaj nuk e kuptuam pse. Te kartela, ku shkruhet gjithçka, thuhet që u agjitua dhe i bëmë një gjilpërë, sapo i bëmë gjilpërën, pas pak sekondash, i pushoi zemra. Pastaj, thuhet vdekje e panjohur.

A patët komunikime me të?
Më telefonoi diku nga ora 11, ne shkuam në spital në 23 të natës. Në mëngjes më telefonon infermierja, më thotë që është pak i agjituar dhe i thuaj të qetësohet se do i bëjmë ekografinë e mushkërive. Vëllai e merr telefonin dhe më thotë “Majlindë po më vrasin, nuk kam Covid, më nxirr nga këtu”. Unë shkova te spitali dhe iu thashë ta nxirrnin vëllain, se nuk ka arsye të rrijë këtu. I lutem asaj vajzës te spitali, se nuk më linin të futesha, ta nxirrnin vëllain, se nuk kishte arsye pse të rrinte. Qëndrova disa orë te dera e spitalit, kur më merr doktoresha dhe më thotë se ka ndërruar jetë. I thashë doktoreshës që dua të di vërtet çfarë ndodhi me vëllain. I kërkova ta dërgonin për autopsi aty dhe e dërguan, por Spanja ka tre lloj autopsi dhe deri më sot nuk kanë dalë përgjigjet. Nga të dhënat e para thuhet se është arrest kardiak, shkaku i vdekjes i panjohur.

Për çfarë kishit dyshime ju?
Sepse ishte shumë mirë, morëm ambulancën, se nuk donte të shkonte në spital, por ai ecte me këmbët e veta. Unë jetoja me të 24 orë, nuk është se nuk e njihja vëllain. Nuk kishte asnjë lloj problemi. Kur hyra në spital, doktoresha Petit më tha ‘më fal, ndoshta kam bërë ndonjë gabim’, por kur e pyeta më pas më tha që ‘nuk kam bërë asnjë gabim, absolutisht ti nuk e ke dëgjuar këtë’. Në Spanjë nuk mund të ndiqnim një proces penal, pas pasur shkaqet.

Çfarë kanë konstatuar mjekët ligjorë në Shqipëri?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ka pasur mjaftueshëm gjak, thonë mjekët shqiptarë. Mjekët thonë që duke mos qenë organi kryesor, mungonte zemra, nuk mund të thuash që ka vdekur nga arresti kardiak. Nuk mund ta jap shkakun.Vëllait tuaj i ishte hequr zemra…
Ekspertimi i mjekësisë ligjore në Shqipëri thotë kështu, mungesë zemre. Autoritetet këtu thonë se kjo është një temë për trafik organesh dhe po bëhen hetimet.

A keni bërë ju kallëzim penal apo keni kërkuar hetim në Spanjë?
Akoma jo, se nuk kanë dalë të gjitha përgjigjet. Po presim. Tani ka shkuar letërporosia në Spanjë dhe ata do ta kenë kuptuar. Ndoshta këto ditë edhe ata do ta nxjerrin autopsinë finale.

Kur udhëtoi Saimir nga Shqipëria drejt Spanjës dhe për cilat arsye?
Udhëtoi në muajin shkurt të vitit 2020. Në vitet e fundit ai ka ardhur, ka ikur, jetonte sa këtu, sa në Barcelonë. Herën e fundit që erdhi ishte shkurti i 2020.

Nga shkurti deri në maj a shfaqi ndonjë problem shëndetësor?
Saimir pinte antipsikotikë, kishte probleme. Mund ta shtronin në spital, por duke qenë se ishte situata e Covid-it, kur s’ka vende në spital, ata bëjnë një shtrim në shtëpi, ku mjeku vjen çdo ditë për të përcaktuar dozën. Kishte pak probleme me shëndetin mendor, nganjëherë në muaj e kapte, por që duhet të bënte këtë trajtimin. Ai kishte një shtëpi, kishte një familjar që kujdesej për të, kishte një mjek, dhe nuk kishte arsye pse të qëndronte në spital Covid-i. Atje ku na çuan nuk e di fare pse, sepse këtu ndahen me zona, dhe ne kishim një zonë tjetër.

A prisni drejtësi nga autoritetet shqiptare?
Absolutisht që pres nga institucionet e Shqipërisë që të zbardhet ngjarja dhe të kuptojmë ç’ndodhi vërtet dhe ç’u bë zemra e vëllait.

Si janë sjellë autoritetet në Tiranë karshi rastit? Cili është dyshimi juaj kryesor për ngjarjen?
Ne jemi shumë të shokuar, nuk e dimë pse ka ndodhur kjo lloj gjëje, nuk e dimë ku mund të ketë përfunduar zemra e vëllait. Nuk mendoj se ka pasur neglizhencë nga autoritetet në Shqipëri. Përgjigjet këtu i kemi marrë shumë më shpejt se në Spanjë. Ne nuk mendojmë se ka pasur neglizhencë nga procedurat që duheshin bërë nga Shqipëria. Jemi akoma në hetim e sipër. Mjekët spanjollë vranë vëllain tim. Në spitalin e Spanjës më vranë vëllain, për këtë jam e bindur, pastaj se çfarë ndodhi me zemrën, këtë nuk e dimë. Për çfarë një mjek do e merrte zemrën e një të vdekuri? Nuk jam mjeke, nuk e di. Nuk dyshoj në shtetin shqiptar, sepse vëllain e vranë në Spanjë pa asnjë lloj arsyeje.

Marrë nga Balkanweb

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment