DiasporaRajoni

Trupat e viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit, pasdite do të përcillen për në banesën e fundit

Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tre makina dhe është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga policia.
Featured image of article: Trupat e viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit, pasdite do të përcillen për në banesën e fundit trupat ne morgun e Prizrenit

KOSOVË– Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit

Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tre makina dhe është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga policia.

Në pikën kufitare të Morinës kanë qenë prezent dhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas qëndrimit në morgun e Prizrenit, trupat e viktimave do të nisen pranë familjarëve të tyre për tu përcjellë në banesën e fundit.


Lajm I fundit/ Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, mijëra qytetarë dalin në pritje, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

(d.a/dosja.al)

Shto Koment