Bota

Trupat e SHBA në Gjermani: planet e Trumpit temë e ministrave të NATO-s

Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime me qeverinë gjermane ose me partnerë të tjerë të NATO-s. Ndaj çështja tani po mbizotëron konsultimet e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.
Featured image of article: Trupat e SHBA në Gjermani: planet e Trumpit temë e ministrave të NATO-s Annegret Kramp-Karrenbauer

GJERMANI- Pak para bisedimeve dy ditore me kolegët e NATO-s, Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer dërgoi fjalë paralajmëruese në drejtim të partnerit të fuqishëm të aleancës, SHBA. “NATO-ja nuk është organizatë tregtare dhe siguria nuk është një mall,” tha ajo.” NATO-ja është e bazuar në solidaritet, në besim. Dhe bazohet në vlera të përbashkëta dhe interesa të përbashkëta.”

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se në të ardhmen, në Gjermani do të qëndrojnë vetëm 25.000 në vend të 34.500 ushtarëve amerikanë. Trumpi e justifikoi vendimin e tij për tërheqjen e ushtarëve nga Gjermania, me argumentin se Gjermania i kishte borxh para NATO-s dhe se i trajton keq SHBA në çështjet e tregtisë.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer e hodhi poshtë këtë kritikë të martën me fjalët e saj jashtëzakonisht të qarta. Trump dëshiron të ndëshkojë Gjermaninë për ato që ai konsideron se janë shumë pak shpenzime për mbrojtjen. Kjo mund të funksionojë, sepse zonat e prekura nga tërheqjet e trupave mund të përballen me humbje të konsiderueshme ekonomike.

Meqenëse Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime paraprake me qeverinë gjermane ose me partnerë të tjerë të NATO-s, çështja tani po mbizotëron konsultimet e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që fillojnë sot. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se ai pret diskutime, sepse tema është e rëndësishme për të gjithë aleancën. Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e Gjermanisë si vend për forcat e armatosura amerikane. Për shembull, baza të tilla si baza e Forcave Ajrore të SHBA në Ramstein (Rheinland-Pfalz)kohët e fundit kanë qenëw të domosdoshme për misionet amerikane në Afganistan, Irak dhe Lindjen e Mesme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në mes diskutimeve rreth transferimit të trupave amerikane nga Gjermania në vendin e tij, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, sipas një informacioni të mediave ka marrë një ftesë për në Uashington. Po të ketë një ftesë zyrtare, Duda do ta pranonte, komentoi një këshilltar i Dudas në një intervistë në radio të mërkurën një informacion të agjencisë shtetërore të lajmeve PAP. Kryeministri Mateusz Morawiecki shpreson që disa prej  9.500 ushtarëve amerikanë që Trumpi dëshiron të tërheqë nga Gjermania të vendosen në vendin e tij në të ardhmen.

Trumpi kishte njoftuar që vitin e kaluar se dëshironte të dërgonte 1000 ushtarë amerikanë në Poloni, për të penguar Rusinë dhe për të forcuar marrëdhëniet me Varshavën. Agjencia e lajmeve Reuters informoi megjithatë javën e kaluar, se projekti kërcënon të dështojë për shkak të një mosmarrëveshjeje për financimin dhe strehimin e trupave. Mbetet e paqartë nëse Trumpi do të ketë sukses me tërheqjen e trupave, pasi ka ndeshur në rezistencë edhe në Partinë e tij Republikane.

(Marrë nga DW)

Shto Koment