KRYESORET
Bota

Trupat amerikane para largimit nga Gjermania? Disa fakte

17 Gusht 2019, 06:11 Nga DOSJA
Trupat amerikane para largimit nga Gjermania? Disa fakte

GJERMANI- Republika Federale e Gjermanisë ka qenë një pjesë thelbësore e strategjisë së mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur forcat amerikane ishin pjesë e pushtimit dhjetëvjeçar të vendit nga forcat aleate. Megjithëse numri i trupave ka rënë në mënyrë të ndjeshme që nga ajo kohë: Ushtria amerikane ende ruan një prani të madhe edhe gjatë dekadave pasuese, komunitetet ushtarake amerikane janë formuar si një komponente e vogël e qyteteve gjermane.

Rëndësia strategjike e Gjermanisë për SHBA reflektohet nga vendndodhja e selisë së Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM) në qytetin jugor Stuttgart, nga i cili ajo shërben si strukturë koordinuese për të gjitha forcat ushtarake amerikane në 51 vendet kryesisht europiane.

Misioni i EUCOM është të ruajë dhe të mbrojë SHBA duke parandaluar konfliktet, duke mbështetur aleanca të tilla si NATO, dhe duke iu kundërvënë kërcënimeve transnacionale. Në komandën e saj janë Ushtria Amerikane Evropa, Forcat Ajrore të SHBA në Evropë dhe Forcat Detare të SHBA Evropë, të gjitha këto kanë dislokime në Gjermani.

Në fakt, Gjermania ka pjesën më të madhe të trupave amerikane në Evropë – afërsisht 38.600, megjithëse shifrat variojnë sa herë që trupat aktivizohen në vendet e tjera. Ky është gjithashtu numri më i lartë i personelit ushtarak të SHBA-së se në çdo vend tjetër përveç Japonisë.

Sidoqoftë, numrat kanë rënë vitet e fundit. Shifrat e qeverisë gjermane tregojnë se midis viteve 2006 dhe 2018, numri i trupave amerikane të dislokuara në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën, nga 72.400 në 33.250, pasi ushtria amerikane iu përshtat situatës globale të sigurisë që po bëhet gjithnjë e më komplekse.

Marinarë, ushtarë dhe aviatorë

Gjermania është vendndodhja e pesë prej shtatë garnizoneve të Ushtrisë amerikane në Evropë (dy të tjerat janë në Belgjikë dhe në Itali), dhe Ushtria e SHBA Evropa e ka selinë në garnizonin e saj në Wiesbaden, një qytet afër Frankfurtit mbi Main në Gjermani.

Shifrat që i dha DW-së ushtria amerikane tregojnë, se këto pesë garnizone, të vendosura në lokalitete në vende të ndryshme, përbëhen me nga rreth 29.000 ushtarakë. Kjo shifër përfshin Forcat Detare të SHBA në Evropë dhe Afrikë, me seli në Böblingen, në  jugperëndim të Gjermanisë, si pjesë e garnizonit Stuttgart të Ushtrisë Amerikane.

Këtyre u shtohen edhe afro 9.600 personel i Forcave Ajrore të SHBA-së të dislokuara në vende të ndryshme në Gjermani, duke përfshirë edhe dy bazat e Forcave Ajrore të SHBA-së në Ramstein dhe Spangdahlem.

Ushtria amerikane në Gjermani: Më shumë se sa vetëm trupa

Për shkak të dislokimit të ushtarakëve amerikanë në Gjermani në vend punojnë edhe civilë amerikanë, si dhe pjesëtarë të familjeve të ushtarakëve, të cilët mund t’i sjellin familjet e tyre me vete. Kësisoj përreth bazave amerikane në Gjermani janë krijuar komunitete të konsiderueshme civile. Në fakt, disa baza amerikane në Gjermani, siç është ajo afër Ramsteinit, janë si qytete të vogla brenda vetes. Ato përfshijnë jo vetëm kazermat, fushat e aviacionit, terrenin për stërvitje dhe depot e materialeve, por edhe qendrat e tyre tregtare, shkollat, shërbimet postare dhe forcat e policisë. Ndonjëherë mjeti i vetëm ligjor në to është dollari amerikan.

Bazat gjithashtu shpesh punësojnë një numër të konsiderueshëm të banorëve vendas, duke shërbyer si një mundësi punësimi që nxit ekonominë për komunitetet gjermane përreth, bizneset e të cilëve ofrojnë mallra dhe shërbime. Mbylljet e disa bazave në të kaluarën, siç ishte garnizoni i ushtrisë në Bamberg në vitin 2014, sollën edhe humbje në ekonominë lokale, dhe shumë gjermanë që jetojnë pranë vend-dislokimeve aktive ushtarake amerikane janë shprehur kundër reduktimit të numrit të trupave në to.

Por shtrirja e pranisë ushtarake amerikane në Gjermani nuk është e kufizuar vetëm në personel: SHBA gjithashtu mban aeroplanët në baza të tjera të forcave ajrore jashtë SHBA-së në Gjermani. Për më tepër, falë marrëveshjes së NATO-s, “Nuclear Sharing Arrangement”, rreth 20 armë bërthamore besohet, se mbahen në bazën ajrore Büchel të Gjermanisë – gjë që ka ngjallur shumë kritika nga gjermanët. Një aranzhim tjetër që ngjall polemika është fakti që Baza Ajrore Ramstein është përdorur edhe si një qendër kontrolli për sulmet nga ajri në Jemen dhe gjetkë.

Pushtimi i pas luftës prej aleatëve dhe trashëgimia e tij

Prania ushtarake amerikane në Gjermani është një trashëgimi e okupimit të Aleatëve pas Luftës së Dytë Botërore, që zgjati nga viti 1945 deri në vitin 1955. Gjatë kësaj kohe, miliona trupa amerikane, britanike, franceze dhe sovjetike u vendosën në Gjermani. Pjesa verilindore e vendit, e cila u bë zyrtarisht Gjermania Lindore në Tetor 1949, ra nën kontrollin Sovjetik.

Në Gjermaninë Perëndimore, okupimi ishte rregulluar me Statutin e okupimit, nënshkruar në prill 1949, kur u themelua Republika Federale e Gjermanisë. Statuti i lejoi Francës, Britanisë dhe SHBA-së të mbajnë forcat okupuese në vend dhe të mbajnë kontroll të plotë mbi çarmatimin dhe demilitarizimin e Gjermanisë Perëndimore.

Kur pushtimi ushtarak i Gjermanisë Perëndimore përfundoi zyrtarisht, vendi rimori kontrollin e politikës së vet të mbrojtjes. Sidoqoftë, Statuti i okupimit u pasua nga një marrëveshje tjetër me partnerët e saj të NATO-s. Kjo marrëveshje, e njohur si Konventa për praninë e forcave të huaja në Republikën Federale të Gjermanisë, u nënshkrua në vitin 1954 nga Gjermania Perëndimore. Ajo i lejoi tetë anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, të kishin një prani të përhershme ushtarake në Gjermani. Ky traktat ende sot rregullon kushtet dhe afatet e trupave të NATO-s të vendosura në Gjermani.

Numri i personelit ushtarak amerikan ka rënë ndjeshëm që nga fundi i Luftës së Ftohtë më 1990, kur – sipas qeverisë gjermane – kishte rreth 400.000 trupa të huaja të vendosura në tokën gjermane. Afërsisht gjysma e këtyre kishin personel ushtarak amerikan, por ata u tërhoqën gradualisht pasi tensionet me pjesën që kishte mbetur nga Bashkimi Sovjetik u zbehën, dhe konfliktet u zhvendosën diku tjetër, siç ishte Lufta e Parë e Gjirit Persik në Irak, ku u tërhoqën më shumë ushtarakë amerikanë.

 Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!