Bota

Trump sulmon keq Macron: Deklarata jote për NATO-n ishte e pasjellshme

“Thjesht nuk mund të bëni deklarata si kjo për NATO-n. Është shumë e pasjellshme. Është një deklaratë shumë e ulët në thelb për 28 vende.”-tha Trump për Presidentin Macron.
Featured image of article: Trump sulmon keq Macron: Deklarata jote për NATO-n ishte e pasjellshme Macron dhe Trump

SHBA- Presidenti Trump ka nisur samitin e liderëve botërorë ditën e sotme duke qortuar Presidentin francez Emmanuel Macron për deklaratën e tij ndaj NATO-s, si “vdekje  trurit” .

“Thjesht nuk mund të bëni deklarata si kjo për NATO-n. Është shumë e pasjellshme. Është një deklaratë shumë e ulët në thelb për 28 vende.”- u shpreh Trump për Presidentin Macron.

Dhe takimi dypalësh i Trump me Macron u tensionua kur u hap tema e terroristëve të kapur të Shtetit Islamik dhe se ku duhet të dërgoheshin.

“A dëshironi disa terroristë të këndshëm të ISIS? Mund t’ju jap. Mund të merrni atë që dëshironi.”- tha Trump. Presidenti amerikan në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që kombet evropiane të marrin kujdestarinë e terroristëve të burgosur të ISIS, që janë me origjinë nga vendet perëndimore.

Më pas Macron iu kthye Trump, duke i kërkuar “të jetë serioz” dhe duke pohuar se militantët e ISIS-it që janë shtetas francezë përbëjnë një “pakicë” në krahasim me vendet e tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Le të bëhemi seriozë. Luftëtarët e huaj që vijnë nga Evropa përfaqësojnë vetëm një pakicë të vogël të problemit të përgjithshëm të paraqitur nga militantët radikalë në rajon. Mendoj se prioriteti nr. 1 është të heqim qafe ISIS-in dhe grupet terroriste, sepse ende nuk ka përfunduar.”- u shpreh Macron.

Ndërsa Trump tha: Ja pse është një politikan fantastik. Sepse ishte një nga përgjigjet më të mira pa përgjigje që kam dëgjuar ndonjëherë.

Burimi:  Washingtonpost  

A.C/Dosja.al 

Shto Koment